Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është shprehur se kryetarët e bashkive të djathta do largohen nga zyrat e tyre vetëm kur të vij një tjetër i zgjedhur nga populli në mënyrë kushtetuese.
Alibeaj la të kuptohej se krerët e bashkive nuk do ua lirojnë zyrën fituesve që dolën nga votimet e 30 qershorit. Ndërkohë, deri më tani ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga PD në lidhje me këtë çështje.
Enkelejd Alibeaj: Ligji ju thotë që do duhet të rrinë në detyrë për ti shërbyer qytetarëve deri sa të vijë një tjetër i zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe kushtetuese. Ata do detyrohen ta presin. Nëse nuk do të vijë njeri i zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe kushtetuese, ata do të vazhdojnë detyrën.
Po paralajmëroni që nuk do ti lironi zyrat? Do ti mbyllni me dryn?
Enkelejd Alibeaj: Unë flas shqip, qartë dhe kuptueshëm. Ligji ka qenë busulla e orientimit./ Opinion.al E.Xh.