Aktualitet

Alibeaj: Katër efektivë të RENEA-s ruajnë shtëpitë e mafiozëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:16 - 21/08/21 |
Opi Nion

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas arrestimit të një efektivi të forcave RENEA dhe angazhimit të tij në trafikun e drogës.

Ai nuk e cilëson rastësi këtë fakt, ndërsa kujton që më herët edhe  2 efektivë dhe 1 NënKomisar i këtij reparti janë arrestuar për organizim dhe trafik kokaine. Alibeaj shkruan se ky është produkt i aleancës së kryeministrit me krimin, ndërsa shton se përgjimet e antimafias italiane dëshmojnë për implikim masiv të kupolës së Policisë së Shtetit në trafikun e kanabisit. Alibeaj pohon se 4 efektivë të tjerë të RENEA-s ruajnë shtëpitë e mafiozëve me miliona euro.

Postimi i plotë ne Facebook

RENEA, reparti elitë i Policisë së Shtetit është infiltruar nga narkotrafikantët. 2 efektivë dhe 1 NënKomisar të këtij reparti janë arrestuar në pak kohë për organizim dhe trafik kokaine. Raportohet se 4 të tjerë ruajnë shtëpitë e mafiozëve me miliona euro.

Kjo nuk është rastësi, por produkt i aleancës së Edi Ramës me krimin, një model që ka prodhuar degradim të organizatës së Policisë dhe ka braktisur policët që shërbejnë me ndershmëri në mbrojtje të rendit dhe sigurisë.

Përgjimet e antimafias italiane dëshmojnë për implikim masiv të kupolës së Policisë së Shtetit në trafikun e kanabisit. Tashmë, shumica e shqiptarëve e di që teksa vendi kthehej në Kolumbinë e Europës me urdhër politik për të financuar shkatërrimin e zgjedhjeve, forcat e policisë përdoreshin si roje të parcelave me hashash dhe si punëtorë krahu për të ngarkuar skafet me lëndë narkotike.

Me bekimin e Edi Ramës krimi ka shtrirë duart mbi policinë, sepse ato janë të njëjtat duar që i shërbejnë për të vjedhur zgjedhjet dhe për të mbajtur me çdo kosto pushtetin.

Për shkak të këtij pushteti ilegjitim që ka kriminalizuar politikën, institucionet dhe policinë, qytetarët janë të pasigurt për të ardhmen e familjeve të tyre, të pasigurt për rendin dhe sigurinë.

Qytetarët nuk mund të ruhen edhe nga Krimi, edhe nga Policia që paguajnë nga taksat e tyre.

Pas