Kryesore

Alibeaj i përgjigjet Nokës: Refuzimi fakt se kujt i interesojnë demokratët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:16 - 16/04/22 |
Opi Nion

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratës së Flamur Nokës, i cili u shpreh se nuk do lejojë askënd që të pengojë zgjedhjet në bazë.

Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, Alibeaj shkruan se refuzimi i kërkesës së Grupit Parlamentar, dëshmon faktin se kujt grupim i interesojnë demokratët dhe kush ndjek në mënyrë të verbër udhëzimet e idhujve.

Refuzimi i paralajmëruar i kërkesës së shumicës dërrmuese të Grupit Parlamentar për bashkim, vijimi me agjenden e parapërcaktuar si dhe mungesa e një reflektimi për situatën ku ndodhet sot PD është dëshmi e qartë e faktit se kujt grupim i interesojnë demokratët dhe kush priret të ndjekë verbazi udhëzimet e idhujve.

32 deputete te grupit parlamentar te PD jane jo vetem vota por dhe zeri i demokrateve qe sot me shume se kurre duan te ndalet procesi i percarjes dhe te nise bashkimi i vertete. Jo me fjale por me vepra konkrete, ne cdo qelize te partise dhe jo vetem ne zyrat e selise qendrore.

Deputetët e PD duhet ti shërbejnë vetëm interesit të demokratëve dhe interesi i tyre është bashkimi dhe forcimi i PD. Koha për të ndalur rrugën e përçarjes që i shërben vetëm Edi Ramës është tani. Koha për të treguar maturi dhe përgjegjshmëri është tani”,-ka shkruar Alibeaj./Opinion.al

Pas