Në konferencën e sotme për mediat, të mbajtur në nisje të sesionit të ri parlamentar, Enkeljed Alibeaj është pyetur për takimin informal që pati pak ditë më parë me disa deputetë të PD, përkrahës së tij.
Ai tha se ai takim ishte kafe miqësore dhe se nuk është marrë asnjë vendim.
“Kafe miqësore jemi mbledhur dhe mblidhemi. Nuk kemi pasur vendime. Ishte një kafe miqësore, dhe diskutimi ka qenë i natyrës politike, i pozicionit të deputetëve. Nuk marrin vendime ne se nuk është as vendi për të marrë vendimi. S’ka qenë asnjëherë. As sipas rregullave partiake apo parlamentare. Kafe miqësore kemi dhe do kemi. E rëndësishme e di ça është? Të fokusohemi te prioriteteve, ndaj shqiptarëve me votë në parlament.”, tha Alibeaj.