Aktualitet

Alibeaj: Diaspora të jetë zonë zgjedhore me vete me përfaqësi në parlament


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:36 - 24/05/22 |
Opi Nion

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj gjatë fjalës së tij, në Konferencën e Kombëtare për “Votimi nga jashtë, koha tani”, u shpreh se diaspora duhet të jetë një zonë zgjedhore më vete, me përfaqësi të tyre në parlament, teksa shtoi se ishte kundër votimit me postë.

“Shumica e shqiptarëve nuk ndodhen në vend, janë larguar. Kushtetuta ua garanton shtetasve të drejtën e votës, qëndrimi ynë është i thjeshtë dhe i kuptueshëm, bazohet në 3 pika kryesore, po diaspora duhet të votojë, madje duhet të votojë duke pasur të drejtën e përfaqësimit drejtpërdrejtë të identifikuar, diaspora duhet të jetë një zonë zgjedhore e posaçme, përfaqësuesit e tyre duhet të jenë në parlament, votimi me postë për këdo mëndje të arsyeshme duke parë se ca ka ndodhur është i papranueshëm, standardi i garancisë së mbrojtjes së votës, si është për shqiptarët brenda vendit, duhet të jetë edhe me garancitë e votës së diasporës dhe emigrantëve, ky do të ishte elementi që do të çlironte çdo lloj frike, që me votën e diasporës, që është jo vetëm larg syve, por edhe larg zemrës të mos kishte lojëra politike. Një barrë e rëndë, që do ishte instrumenti i bie dhe KQZ, teknologjia ka ecur dhe ka avancuar dhe ka një eksperiencë të mirë ato element garantistë”,-tha Alibeaj.

Pas