Kanë mjaftuar vetëm pak minuta dhe është ndërprerë sërish seanca plenare e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita kërkon prezencën e kryeministrit Edi Rama në Kuvend dhe nuk kanë pranuar që të flasin.
Ka qenë nën kryetari i Kuvendit, Enkelejd Alibeaj që pasi ka konsumuar minutazhin e tij, nuk ka pranuar që të lëshojë foltoren.
Në një situatë kaotike në Kuvend, kryetarja, Lindita Nikolla ka ndërprerë seancën për 10 minuta.