Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alibeaj apeloi vendimin e Gjykatës, PD: Është i shkarkuar, nuk plotëson…

2022/04/04 at 4:59 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Aleatët brenda shtëpisë së Ilirit, shantazhojnë njëri-tjetrin

Pasi kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, dorëzoi në Gjykatën e Apelit Tiranë, ankimimin lidhur me vendimin e Gjykatës së Tiranës që regjistroi statutin e PD të Kuvendit të 11 Dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar Partia Demokratike, e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit.

Në një njoftim për mediat ata theksojnë se Alibeaj është i shkarkuar si nënkryetar i Partisë Demokratike dhe nuk përfaqëson PD në asnjë marrëdhënie me të tretët.

“Nga mediat jemi vënë në dijeni që nën emrin e Partisë Demokratike është paraqitur një kërkesë ankimore kundër vendimit nr.1346/222 dt.25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nënshkruar nga Enkeled Alibeaj.

Së pari, sqarojmë se askush nuk mund të ndërmarrë veprime në emër të Partisë Demokratike. Kuvendi Kombëtar i PD dt.11 dhjetor 2021, ka mandatuar si të vetmin organ drejtues të Partisë Demokratike Komisionin e Rithemelimit të Partisë. Gjithashtu, Kuvendi ka shkarkuar Z. Alibeaj si nënkryetar i Partisë Demokratike. Pra, nuk përfaqëson PD në asnjë marrëdhënie me të tretët.

Së dyti, përsa i takon kërkesës ankimore, ajo është paraqitur nga persona të palegjitimuar të bëjnë ankim kundër vendimit të mësipërm të gjykatës.

Kodi i Procedurës Civile përcakton:

Neni 442/a

Ankimi

“Ankimi është akti me të cilin palët ose pjesëmarrësit e tjerë në proces parashtrojnë kundërshtimet e tyre ndaj vendimit të gjykatës dhe veprimeve të përmbaruesit gjyqësor, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre”

Pra, vetëm palët ose pjesëmarrësit e tjerë në proçes mund të bëjnë ankim. Askush tjetër.

Me “palë“ kuptohet i padituri dhe personi i tretë.

Me “pjesmarrës te tjerë” kuptohet Avokati i Shtetit, i Popullit ose Prokurori atëherë kur ligji ua detyron pjesëmarrjen në një proces civil.

Ankimuesi, në këtë rast, nuk ka qenë as palë e as pjesëmarrës në proçes dhe nuk plotëson asnjë nga kriteret legjitimues për tu ankuar.

Ky gjykim është zhvilluar komform proçedures pa të paditur, pa persona të tretë dhe pa asnjë pjesmarrës tjetër. Vetem me “kërkues” Komisionin e Rithemelimit të PD. Njëlloj si në të gjitha rastet e tjera të këtij tip procesi.

Në këto kushte, Sekretaria e Gjykatës ku është paraqitur kërkesa ka detyrimin tua kthejë mbrapsht atë komform kritereve të Kodit të  Proçedurës Civile.

Së fundmi, PD denoncon aktin Basha – Alibeaj  si përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës për të mbajtur peng vulën e PD kundër vullnetit të shumicës së demokratëve të shprehur qartë në kuvendin e tyre më 11 Dhjetor 2021 dhe të çertifikuar në kutitë e votimit më dt. 6 mars 2022”, thuhet në deklaratë.

Ju sugjerojmë

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….
-U tha në Opinion

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….

18 Shtator, 2025 10:38 pm
Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon
-U tha në Opinion

Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon

18 Shtator, 2025 10:25 pm
Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…
-U tha në Opinion

Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…

18 Shtator, 2025 10:20 pm
Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg
-U tha në Opinion

Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg

18 Shtator, 2025 9:59 pm
Berisha: Altin Dumani, kokë e këmbë i lidhur me krimin
-U tha në Opinion

Berisha: Altin Dumani, kokë e këmbë i lidhur me krimin

18 Shtator, 2025 9:55 pm
“Kandidat të përbashkët për Tiranën”, Berisha i përgjigjet propozimit të Shehajt
-U tha në Opinion

“Kandidat të përbashkët për Tiranën”, Berisha i përgjigjet propozimit të Shehajt

18 Shtator, 2025 9:49 pm
PS gati shkarkimin, Berisha: Rama do që të zhduk përfundimisht Erion Veliajn
-U tha në Opinion

PS gati shkarkimin, Berisha: Rama do që të zhduk përfundimisht Erion Veliajn

18 Shtator, 2025 9:39 pm
Tensionet në parlament, Berisha: Rama pa moral, Begaj është vasal
-U tha në Opinion

Tensionet në parlament, Berisha: Rama pa moral, Begaj është vasal

18 Shtator, 2025 9:13 pm
Takimi i VanHorn me Dumanin, ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK
Aktualitet

Takimi i VanHorn me Dumanin, ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK

18 Shtator, 2025 7:51 pm
Italia miraton ligjin për Inteligjencën Artificiale, 5 vite burg nëse…
Bota

Italia miraton ligjin për Inteligjencën Artificiale, 5 vite burg nëse…

18 Shtator, 2025 7:08 pm
Para

Covid-19 në Shqipëri/ 43 të infektuar, asnjë humbje jete

Në kulmin e krizës, qeveria 2.3 mln € mobilje,kërkohen tavolina me dru arre dhe..

Në kulmin e krizës, qeveria 2.3 mln € mobilje,kërkohen tavolina me dru arre dhe..

Kim takoi Kryetaren e Kuvendit, çfarë u diskutua

Kim takoi Kryetaren e Kuvendit, çfarë u diskutua

TE FUNDIT

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….
18 Shtator, 2025

Në muajin prill të vitit të ardhshëm, Sali Berishës i përfundon mandati në krye të PD dhe për këtë arsye...

Lexo më shumë

Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon

Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon
18 Shtator, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama nga emisioni “Opinion” se ka diskriminuar veriun e vendit duke...

Lexo më shumë

Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…

Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…
18 Shtator, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për reduktimin...

Lexo më shumë

Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg

Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg
18 Shtator, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryetarii Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj po trajtohet në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com