Festa e titullit kampion në elitën e futbollit në Alergji, është kthyer në tragjedi, ku 3 tifozë ndërruan jetë, ndërsa mbi 70 të tjerë mbetën të plagosur.
MC Alger fitoi titullin e kampionit në Ligue 1 pas barazimit pa gola ndaj NC Magra në ndeshjen e fundit të sezonit.
Pas përfundimit të takimit, tifozët vendas festuan në stadiumin “5 Korriku” me flakadanë jeshilë. Gjatë festimeve ndodhi një incident tragjik, ku disa tifozë ranë nga shkallët e sipërme të stadiumit.
Sipas mediave vendase, shkaku ishte shembja e një barriere sigurie. Si pasojë e kësaj, më shumë se 70 persona u dërguan në spital të plagosur, ndërsa 3 tifozë humbën jetën.
Ministria e Shëndetësisë raportoi për 38 të plagosur në Spitalin Universitar “Beni Messous”, 27 të plagosur në Spitalin “Ben Aknoun” dhe 16 në Spitalin “Bab El Oued”.