Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alfred Peza zyrtarisht nën hetim për fshehje pasurie dhe pastrim parash. Prokuroria zbarkon në ILDKPKI

2017/01/20 at 4:06 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Krizat dhe konsensusi

Prokuroria nis hetimet për pasurinë e deputetit socialist Alfred Peza dhe bashkëshortes së tij, Mirela Ndini pas blerjes së aksioneve më vlerë 1.3 miliardë lekë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Dyshimet janë për “fshehje të pasurisë” dhe “pastrim parash”.

Prokururora e Përgjithshme nis hetimet për deputetin socialist Alfred Peza për akuzën e “fshehjes së pasurisë” dhe “pastrimit të parave” në bashkëpunim.

Hetimet janë urdhëruar kryesisht nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili ka caktuar një prokuror për hetimin e çështjes, raporton Tv Abcnews.

Për llogari të kësaj dosje, mësohet se paraditën e së premtës në prokurori ka qenë ish-bashkëshortja e deputetit Peza, Adelina Toli, e cila është shprehur e gatshme të ndihmojë hetuesit në lidhje me pagesat e vogla që deputeti socialist ka paguar në formën e pensionit ushqimor për fëmijën e tij.

Ndërkohë rreth orës 15:00 të pasditës, dy oficerë të Prokurorisë së Përgjithshme kanë zbarkuar pranë Inspektoriatrit të Lartë të Deklarimeve dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të interesit. Mësohet se oficerët, kanë sekuestruar dosjen personale të deklarimit të pasurisë ndër vite të deputetit Alfred Peza dhe bashkëshortes së tij.

Burimet nuk japin shumë detaje në lidhje me çështjen, me arsyetimin se ndodhen në fazën e hetimit paraprak, të grumbullimit të provave shkresore.

Nga ana tjetër, sipas akuzës nuk përjashtohet që në ditët në vazhdim prokuroria t’i kërkojë të gjitha bankave të nivelit të dytë që të evidentojnë në mënyrë analitike llogaritë bankare në emër të deputetit, bashkëshortes dhe fëmijëve.

Veç bankave, burimet thonë se do i drejtohet edhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në Tiranë për të evidentuar pronat që figurojnë të regjistruara në emër të deputetit dhe të afërmve të tij. Ndërkohë, pas mbledhjes së këtyre provave, burimet thonë se do të thirret për të dhënë versionin e tij të pasurisë edhe vetë deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza, tashmë person nën hetim.

Për këtë të fundit tre ditë më parë, ka qenë edhe vete institucioni i ILDKPKI-së që ka nisur një hetim administrativ të deklaratave të pasurisë për deputetin dhe bashkëshortten e tij.

Këto veprime, nisen vetëm pas publikimit në media të kontratës së blerjes së aksioneve në një bankë të nivelit të dytë nga bashkëshortja e deputetit me një vlerë prej rreth 1.3 miliard lekë. Vetë deputeti në daljet për mediat, është shprehur se pasuria e tij është e ligjshme dhe e deklaruar çdo vit në institucionet përkatëse.

Ju sugjerojmë

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
-U tha në Opinion

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

2 Qershor, 2025 11:07 pm
Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
-U tha në Opinion

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

2 Qershor, 2025 10:36 pm
Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime
Aktualitet

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

2 Qershor, 2025 9:28 pm
Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje
Aktualitet

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

2 Qershor, 2025 9:16 pm
Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën
Bota

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

2 Qershor, 2025 9:04 pm
PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes
Politikë

PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes

2 Qershor, 2025 8:54 pm
Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen
Bota

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen

2 Qershor, 2025 8:36 pm
PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…
Politikë

PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…

2 Qershor, 2025 8:23 pm
Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Bota

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

2 Qershor, 2025 7:56 pm
Vota e diasporës, KQZ: DHL shkeli kontratën
Aktualitet

Vota e diasporës, KQZ: DHL shkeli kontratën

2 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
JA FOTOT/ Momentet kur Trump arrin në Shtëpinë e Bardhë

JA FOTOT/ Momentet kur Trump arrin në Shtëpinë e Bardhë

PD: Edi Rama qëndron pas lirimit nga burgu të Lulzim Berishës

"Rama presion Akademisë së Shkencave, për drejtësinë"

VIDEO LAJM/ Melanie vë në siklet çiftin Obama, ja çfarë ndodh para fotos zyrtare

VIDEO LAJM/ Melanie vë në siklet çiftin Obama, ja çfarë ndodh para fotos zyrtare

TE FUNDIT

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
2 Qershor, 2025

Liri Berisha, ka folur për librin “Nënë Tereza në jetën time”, që ka hedhur dritë mbi identitetin e Gonxhe Bojaxhiu,...

Lexo më shumë

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
2 Qershor, 2025

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979. Lajmi në atë kohë mbërriti edhe në Shqipëri, edhe pse...

Lexo më shumë

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime
2 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka rikthyer në vëmendje rastin e dy vajzave jetime, Senada dhe Serena Mullaymerit. Gjyshja dhe...

Lexo më shumë

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje
2 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni ”Stop” në Tv Klan problemin e dy vajzave, Senada dhe Serena Mullaymeri, 17 dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com