Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alexis Tsipras pëson disfatën e radhës

2019/06/03 at 9:00 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Alexis Tsipras pëson disfatën e radhës

Demokracia e Re (ND) ka fituar raundin e dytë të zgjedhjeve lokale dhe rajonale në Greqi. Partia opozitare e qendrës së djathtë ka fituar kryeqytetin dhe pothuajse të gjithë rajonet e tjera të Greqisë.

Gorgos Patoulis, kandidati i mbështetur nga Demokracia e Re për guvernatorin rajonal të Athinës, ka prehaluar ndaj kundërshtarit e tij të majtë, Rena Dourou, duke mbledhur 65.75% të votave kundrejt 34.2%. Ndërsa Kostas Bakojanis, gjithashtu një kandidat i mbështetur nga konservatorët ka marrë 65.26% të votave kundër 34.75% të Nasos Iliopoulos të SYRIZA-s për t’u bërë kryetari i ri i kryeqytetit i zgjedhur.

Patoulis u bëri thirrje atyre që mbështetën fushatën e tij për ta ndihmuar atë të trajtojë problemet e rajonit. “Unë ju kërkova një fillim të ri për Atikën dhe ne e arritëm atë,” i tha ai një turme të gëzuar. “Ne meritojmë më mirë dhe do t’i bëjmë gjërat më mirë”, tha ai.

Bakojanis, nga ana e tij, kërkoi të dërgonte një mesazh uniteti. “Ne nuk mund të fitojmë të gjitha betejat, por ne do t’i luftojmë së bashku”, tha ai duke shtuar se “nuk ka më parti që nga nesër në këshillin bashkiak”. tani është koha për punë, punë, punë,” i tha Bakoyannis mbështetësve. Rivali i tij i majtë Iliopoulos përgëzoi Bakojanis, por theksoi se pjesëmarrja e ulët e votuesve, rreth 60%, ishte një “çështje e madhe”.

Në Selanik, Constantinos Zervas, një anëtar i ND që ka kandiduar si i pavarur, mori 66.76% të votave në garën për kryetar bashkie, kundrejt 33.24% të kandidatit zyrtar të ND, Nikos Tahiaos.

Në qytetin port kryesor të Greqisë, Pireu, kandidati i pavarur Yiannis Moralis ka marrë 57.84%, krahasuar me 42.16% të Nikolas Vlahakis të ND.

Më herët në mbrëmje, kreu i ND, Kyriakos Mitsotakis, që është dhe xhaxhai i Bakojanit, deklaroi se rezultatet e zgjedhjeve paralajmëruan një ndryshim të madh politik për vendin. “Harta është pikturuar blu, por në këtë rast, blu nuk është ngjyra e partisë sonë, por e vendit tonë”, tha ai. Ai gjithashtu theksoi se zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme janë “kritike për shpresën që të bëhet realitet Greqia që duam”.

Kryeministri Alexis Tsipras gjithashtu u tha gazetarëve të dielën, duke deklaruar se në politikë, si në jetë, “është e rëndësishme të dimë se si të fitojmë, por gjithashtu të dimë se si të humbasim”. Ai tha se SYRIZA do të mbledhë forcat e saj për “betejën e të gjitha betejave, zgjedhjet kombëtare”. Duke folur më parë gjatë ditës, pas votimit të tij, Tsipras u bëri thirrje qytetarëve të zgjedhin kandidatë “progresivë”.

Në një artikull në Kathimerini të së Dielës, ish kryeministri konservator Antonis Samaras vuri në dukje se SYRIZA ishte në rrugën për të ikur “pas katër vjet e gjysmë qeverisje toksike”.

“Shoqëria duhet të shërojë plagët që SYRIZA ka lënë,” tha ai. Ai shtoi se SYRIZA kishte bërë diçka pozitive gjithashtu. “Ajo shkatërroi edhe mitin e së majtës në Greqi (kudo tjetër u shemb vite më parë) dhe shkatërroi mitin e të ashtuquajturit progresivitet”. Kjo provoi të ishte thellësisht reaksionare. Nuk ka vizion për të ardhmen. Ajo jeton me fantazma nga e kaluara”. /Opinion.al

Etiketa: Alexis Tsiprasdemokracia e reKyriakos Mitsotakis

Ju sugjerojmë

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar
Bota

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar

1 Shtator, 2025 8:28 pm
U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt
Kronikë

U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt

1 Shtator, 2025 7:28 pm
Operacioni me 49 të arrestuar në Greqi, një dhomë e mbushur me armë dhe drogë
Bota

Operacioni me 49 të arrestuar në Greqi, një dhomë e mbushur me armë dhe drogë

1 Shtator, 2025 6:46 pm
Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime
Bota

Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime

1 Shtator, 2025 5:22 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

1 Shtator, 2025 4:50 pm
Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029
Kryesore

Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029

1 Shtator, 2025 3:26 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor

1 Shtator, 2025 3:16 pm
Negociatat me BE, Rama në Slloveni: Kemi bindjen që në fund do “martohemi”
Kryesore

Negociatat me BE, Rama në Slloveni: Kemi bindjen që në fund do “martohemi”

1 Shtator, 2025 3:05 pm
Berisha:Dokumenti sekret i Sorosit parashikonte përjetësimin e narkoshtetit të Ramës
Kryesore

Berisha:Dokumenti sekret i Sorosit parashikonte përjetësimin e narkoshtetit të Ramës

1 Shtator, 2025 2:14 pm
Rama në forumin e Bledit: Jemi besnikë të BE, Marta Kos e do Shqipërinë në Union
Politikë

Rama në forumin e Bledit: Jemi besnikë të BE, Marta Kos e do Shqipërinë në Union

1 Shtator, 2025 1:45 pm
Para
Foto/ Kush janë shqiptarët e arratisur nga burgu grek

Foto/ Kush janë shqiptarët e arratisur nga burgu grek

Sërish tërmete të forta, epiqendra në thellësinë e detit Jon

‘Shkundet’ sërish Korça, regjistrohen të tjera lëkundje

Tërmeti/ Banorët përplasen me prefektin, kandidati i BD show me Spiropalin

Tërmeti/ Banorët përplasen me prefektin, kandidati i BD show me Spiropalin

TE FUNDIT

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar
1 Shtator, 2025

Mediat ndërkombëtare raportojnë se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka lënë Phenianin për në Kinë, ku pritet...

Lexo më shumë

U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt

U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt
1 Shtator, 2025

Është gjetur Marbella të Spanjës trupi i pajetë i 30-vjeçarit Miklovan Danaj, i cili u zhduk në muajin maj. Mediat...

Lexo më shumë

Operacioni me 49 të arrestuar në Greqi, një dhomë e mbushur me armë dhe drogë

Operacioni me 49 të arrestuar në Greqi, një dhomë e mbushur me armë dhe drogë
1 Shtator, 2025

Një dhomë e tërë brenda një komisariati Policie në Greqi është e mbushur nga sendet e konfiskuara nga operacioni për...

Lexo më shumë

Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime

Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime
1 Shtator, 2025

Drejtoria e inteligjencës ushtarake të Ukrainës (HUR) ka publikuar një video të një operacioni të ri special të suksesshëm nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com