Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aleppo, qyteti që vdiq para syve tanë…

2016/12/15 at 11:00 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Aleppo, qyteti që vdiq para syve tanë…

«Të vdekurit janë në rrugë», shkruan Zuhir al-Shimale nga Halepi. «Shpëtojeni Halepin, shpëtojeni humanizmin», klith Lina Shami. «Fëmijët tanë po i masakrojnë», alarmon Sakir Kader. Qyteti dikur i bukur i Halepit po përjeton finalen e përgjakshme. Dhe bota, ajo botë që e quajmë të civilizuar, humane, të drejtë, është e pafuqishme për t’i dhënë fund tmerrit. Me ndihmën e Rusisë ushtria e diktatorit Bashar al-Asad ka marshuar në Halep, ndërkohë thuhet se është arritur një marrëveshje për tërheqjen e kryengritësve, të cilët me vite të tëra i kishin rezistuar regjimit kriminal të Damaskut. Organizatat humanitare raportojnë se ushtria siriane po masakron civilë. Ndërsa mbi Halep bie terri dhe vazhdon barbaria, bota kujton dështimet e së kaluarës.


Mbi tre vite bota perëndimore toleroi rrethimin e Sarajevës – më i gjati rrethim në historinë moderne. 11 mijë të vrarë, mes tyre 1600 fëmijë. Në Sarajevë një përmendore e thjeshtë kujton emrat e tyre. Jetën e tyre të njomë. Në një ditë korriku të vitit 1995 forcat serbe, të prira nga gjenerali Ratko Mladiq, i cili më parë kishte shërbyer në Prishtinë, masakruan rreth 8 mijë boshnjakë. «Ka ardhur dita t’u hakmerremi turqve», kishte thënë ksenofobi Mladiqi. Në Srebrenicë Europa e civilizuar përjetoi humnerën e vet – një humnerë që të kujton romanin «Condition hamaine» të shkrimtarit francez André Malraux mbi ekzekutimin e punëtorëve në Shangai.

«Do të vdesim të gjithë, pa marrë parasysh si merr fund kjo punë. Lutuni për ne». Edhe një mesazh nga Halepi. Nëpër rrugë të mbijetuarit kërkojnë shpëtim, të vdekurit mbulohen nga pluhuri, të plagosurit s’ka kush t’i mjekojë. Nga Beogradi ministri i Jashtëm rus premton miqësi të përhershme me politikanët serbë – dhe kërcënon liderin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili ka zgjedhur rrugën e integrimeve europiane e transatlantike, sa më larg përqafimit rus. Për Halepin Sergej Lavrov ofron vetëm një buzëqeshje cinike. Kryetari i zgjedhur amerikan D.T. gjen kohë të grindet në Twitter me çdokënd, por të thotë një fjalë për Halepin duket se nuk ka as kohë, as dëshirë, qyteti i përgjakur nuk është në agjendën e tij. Kaloi koha kur Amerika mbronte të drejtat e njeriut. Tash i mbron vetëm të drejtat e baronëve të naftës.

Në vitin 1986 qyteti i lashtë i Halepit u shpall nga UNESCO pjesë e trashëgimisë botërore. Njerëz nga mbarë bota kanë vizituar këtë qytet, duke realizuar një ëndërr – ëndrrën e Orientit të bukur. Legjenda thotë se profeti Ibrahim këtu kishte mjelë një lopë dhe ua kishte shpërndarë qumështin të varfërve. «Halab» i thonë arabët këtij qyteti, domethënë: të mjelësh. Halepi është ndër qytetet më të lashta të botës. Që në shekullin e ’19 para Krishtit, në kohërat e thella antike, emri i qytetit u përmend për herë të parë. Persianë, aramerë, asirianë, grekë, sasanidë, selxhukë, romakë dhe të tjerë sunduan Halepin. Pastaj mongolë e mamlukë, osmanë, francezë dhe sirianë. Nën sundimin grek qyteti quhej Beroia, ndërsa tregu i madh Agora.

Të gjithë këta popuj lanë gjurmë në këtë qytet. Kulturë. Dije. Tregime. Doke. Zakone. Halepi ishte qendër e tregtisë me një pazar të madh, më i madhi në botë, mes 7 dhe 12 kilometra janë të gjata rrugët me dyqane. Këtu gjendej gjithçka. Gështenja, fëstëk, lajthi, mjaltë, bakllava, farkëtarë, këngëtarë, instrumente muzikore, bylmet, mëlmesa, vegla pune, berberë, teneqexhinj, poçarë…

Porta e madhe, monumentale e hanit al-Vazir dëshmon se ky qytet ka qenë një qendër e madhe tregtare. Këtu karvanët sillnin dhe merrnin mallin, këtu, nga kështjella e famshme, 60 metra mbi pazar, mund të vëzhgohej qyteti dhe jeta orientale. Në oborrin e Xhamisë së Umajadëve të verbrit këndonin vargje nga Kurani. Minarja e kësaj xhamie me shekuj ishte simbol i traditës, krenarisë dhe bukurisë arkitektonike. Më 2013 ajo u rrëzua – ndërsa regjimi i Asadit dhe kryengritësit akuzonin njëri-tjetrin për këtë barbari.

Në çastin e territ të madh, i cili ka mbuluar Halepin, Papa Françesku shkroi një letër. Një lutje dërguar diktatorit në Damask. Një lutje që së paku të tregohej i mëshirshëm ndaj grave e fëmijëve, të plagosurve dhe robërve të luftës. Përgjigjja erdhi shpejt: të martën u bë e ditur se armata e Asadit ka vrarë 80 civilë në Halep. Me rënien e Halepit lufta nuk merr fund. Bashar al-Asadi dhe Vladimir Putini mund të festojnë fitoren e tyre. Por momenti i triumfit nuk do të zgjasë shumë. Sepse Rusia, siç e ka treguar edhe Afganistani në vitet ‘70, nuk mund të jetë fuqi që vendos rend në Lindjen e Afërt. Siç nuk ka arritur ta bëjë këtë as në Ballkan. /Dialogplus.ch



Ju sugjerojmë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë
Rajoni

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë

15 Korrik, 2025 6:47 pm
Lavrov: Perëndimi nuk duhet të shqetësohet, Rusia doli më e fortë nga të gjitha problemet
Bota

Afati 50-ditor, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

15 Korrik, 2025 6:29 pm
“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…
Bota

“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…

15 Korrik, 2025 5:59 pm
Kosovë/Prokuroria kërkon burgim për të miturin që akuzohet për vrasjen e policit
Rajoni

Kosovë/Prokuroria kërkon burgim për të miturin që akuzohet për vrasjen e policit

15 Korrik, 2025 5:36 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

Ministrat e BE diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për t’i rritur ndihmat për Gazën

15 Korrik, 2025 5:16 pm
IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth
Aktualitet

IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth

15 Korrik, 2025 4:59 pm
Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë
Aktualitet

Makinat e braktisura, problem për hapësirat publike dhe sfidë për policinë

15 Korrik, 2025 4:49 pm
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?

15 Korrik, 2025 4:37 pm
Para
Manjani godet sërish: Të ndërhyjmë tani për kanabisin, ndryshe një ditë trafikantët do blejnë politikën

Donald Lu i përmendi emrin, ja si përgjigjet Manjani për mosarrestimin e Balilit

Strategjia e PD/ Basha-krerëve të degëve: Regjistroni të papunët, të pastrehët e të varfërit

Lirimi i Lulzim Berishës/ Basha në Durrës: Të shkarkohet Vangjush Dako

Çudia e festivalit të Këngës në RTSH, s’kualifikohet që në fillim puna e këngëtarit të njohur

Çudia e festivalit të Këngës në RTSH, s’kualifikohet që në fillim puna e këngëtarit të njohur
















TE FUNDIT

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
15 Korrik, 2025

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, inspektoi nga afër një nga sportelet e dedikuara për asistencë...

Lexo më shumë

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
15 Korrik, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se vende si Brazili, Kina dhe India mund të përballen me sanksione...

Lexo më shumë

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë
15 Korrik, 2025

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, thotë se, edhe nëse administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, nuk është...

Lexo më shumë

Afati 50-ditor, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

Lavrov: Perëndimi nuk duhet të shqetësohet, Rusia doli më e fortë nga të gjitha problemet
15 Korrik, 2025

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka caktuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com