Sport

Alegri: Dëmtimet nuk janë problem për Juventusin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:55 - 18/10/16 |
root

Juventusi po kalon një moment të komplikuar sa u përket dëmtimeve, por trajnerin Alegri nuk e shqetëson kjo situatë, duke shprehur besim te alternativat që ka në dispozicion. Para ndeshjes kundër Lionit, kreu i bankinës bardhezi garanton se nuk do të ndryshojë stil loje, për aq kohë sa i sjell suksese…

Manxukiç u dëmtua, Pjaniç nuk është riaftësuar ende, Markizio sapo u rikthye nga dëmtimi, ndërsa Kielini nuk është në 100%. Në 20 ditët e ardhshme keni shumë ndeshje të rëndësishme. Ju shqetëson kjo situatë?

Jo, aspak. Përgjatë një edicioni duhet të mësohesh me të paktën 3-4 mungesa në mënyrë konstante. Për këtë arsye mundohemi të kemi nja 23 futbollistë të denjë për të luajtur në formacion për një klub si Juventusi. Më vjen keq për Manxukiçin, uroj të rikthehet sa më shpejt. Kemi disa alternativa, si i riu Kean apo Kuadrado.

Lioni po kalon një moment të vështirë. E cilësoni si çastin e duhur për t’u përballur me ta?

Kur luhen ndeshjet në Ligën e Kampioneve nuk ka situata të vështira. Çdo ekip dhe çdo futbollistët që zbret në fushë ka një motivim shtesë dhe kjo mjafton për t’i lënë pas krahëve të gjitha problemet.

Çfarë mendimi keni për Fekir dhe Lakazet?

Janë dy futbollistë shumë të aftë, sidomos në aspektin teknik. Janë të shpejtë dhe i japin Lionit forcë të madhe në kundërsulm.

Prej kohësh thuhet se Fiorentina luan futboll të bukur, Roma luan futboll të bukur, Milani dhe Napoli gjithashtu. Ndërsa për Juventusin thuhet se nuk luan mirë, por arrin të fitojë. Ju bezdis ky fakt?

Të them të drejtën, aspak. Është e pamundur që për 38 javë që ka kampionati, të fitojë skuadra që nuk luan mirë. Fakti që ne kemi arritur të shpallemi kampion mendoj se u ka dhënë përgjigjen e duhur të gjithë kritikëve. Nëse më duhet të luaj kaq “keq” dhe në fund të më garantojnë që do ngre trofeun, ju garantoj se nuk ndryshoj asnjëherë.

Sigurisht që në futboll mund të luash gjatë gjithë kohës në sulm, pasi shumica e tifozëve atë duan, por kjo nuk të garanton se do realizosh objektivat. Trajnerët mundohen të gjejnë recetën e duhur, që i plotëson të dyja elementët; futboll cilësor dhe rezultativ. Por, puna niset nga rezultatet, për të vazhduar përmirësimin me cilësinë.

Nga finalja e Berlinit deri tani, çfarë ka ndryshuar te Juventusi juaj?

Së pari, jam krenar për atë sezon. Skuadra ka kujtime shumë të bukura, edhe pse në fund nuk fitoi. Ekipi ka ndryshime në organikë, por të njëjtën uri. Objektivi i parë është të kalojmë në raundin tjetër si kryesues të grupit.

Lion-Juve-formacionet1Lion-Juve-formacionet

/panormasport

Pas