InstaBIZ

Alec Baldwin flet për herë të parë për vrasjen në xhirim: Një në trilion


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:30 - 31/10/21 |
Opi Nion

Alec Baldwin ka folur në publik për herë të parë që kur vrau aksidentalisht drejtoren e fotografisë Halyna Hutchins në xhirimet e filmit, duke thënë se ajo ishte shoqja e  tij.

“Ajo ishte shoqja ime. Ditën që mbërrita në Santa Fe dhe fillova të xhiroja, e çova në darkë me Joelin. Ne ishim një ekip shumë, shumë i mirë, duke xhiruar një film së bashku dhe më pas ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme,” u tha Baldwin gazetarëeve që e kishin ndjekur atë dhe familjen e tij në shtetin e Vermontit.

Përpara mediave aktori tha se në të ardhmen ishte pro kufizimit të përdorimit të armëve të zjarrit në produksionet kinematografike

“Një përpjekje e vazhdueshme për të kufizuar përdorimin e armëve të zjarrit në sete filmike është diçka për të cilën jam jashtëzakonisht i interesuar”, tha aktori duke shtuar se policia e kishte urdhëruar që të mos fliste për hetimet. Prokurorët thonë se nuk e kanë përjashtuar mundësinë e ngritjes së kallëzimeve penale për rastin.

Hutchins, 42 vjeçe, u qëllua në xhirimet e filmit “Rust” në shtetin amerikan të New Mexico, kur Baldwin qëlloi pa e ditur me një armë të mbushur me një plumb të vërtetë. Regjisori i filmit, Joel Souza, u plagos në shpatull. Baldwin tha se incidenti ishte një “një në trilion ” dhe se aksidente të kësaj natyre ndodhin shumë rrallë./Opinion.al

Pas