Rajoni

Aleati i Haradinajt: Taksa nuk do të hiqet pavarësisht presioneve


               Publikuar në : 08:37 - 09/09/19 |
Al Do

Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe njëkohësisht aleati kryesor në koalicion me Ramush Haradinajn në zgjedhjet e ardhshme, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se Kosova është përballur me presion ndërkombëtar për heqjen e taksës dhe me një politikë agresive nga ana e Serbisë.

“Serbia ia teproi Kosovës aq shumë me politikën agresive sa që Kosova u detyrua ta merr një vendim të tillë për taksën. Për herë të parë është ndërmarrë një veprim politik. Nëse vazhdon kështu nuk ka treg për ty në Kosovë iu tha Serbisë. Nuk mund ta kesh tregun e Kosovës nëse sillesh kështu” u shpreh Ahmeti.

Ai deklaroi gjithashtu se taksa nuk do të hiqet pasi arsyet përse ajo u vu ende qëndrojnë.

“Arsyet për ta hequr taksën nuk janë hequr, prandaj taksa qëndron. Daçiç çdo të dytën ditën del me ç’njohje të blera dhe natyrisht se pa u heq arsyet nuk mund të hiqet as taksa. Nëse ai thotë nuk e njoh Kosovën, nuk ka kompromise as asnjë gjë” deklaroi ai.

Sipas Ahmetit e ardhmja e dialogur Kosovë – Serbi varet vetëm nga njohja e ndërsjelltë.

“Me zgjedhjet e Komisionit Evropian do të ketë një presion për të provuar. Prej caktimit të Mattheë Palmer si i dërguar i SHBA-së për Ballkanin na është bërë e qartë se SHBA dhe Komisioni Evropian do ta shtyjnë përpara një proces duke nisur nga dhjetori. Dhjetor-janar-shkurt do të ketë presion për këtë dialog” tha Shepend Ahmeti. /Opinion.al

Pas