Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka dhënë detaje rreth marrëveshjes Rama-Basha për shytjen e zgjedhjeve dhe përfshirjen e opozitës.
Ai tha se në parim janë respektuar të gjitha pikat e marrëveshjes së ashtuquajtur “Mcallister +”. Ndërsa për detajet teknike, Mediu u shpreh se po diskutohen mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha.
“Është rënë dakort në parim për të gjithë paketën. Paketa nuk është se përfshin të gjithë elementet teknikë, që janë duke u diskutuar në një takim mes Ramës dhe Bashës”, u shpreh ai për “Report Tv”.
Takimi i dytë Rama-Basha ka nisur sot rreth orës 10:30 në Pallatin e Kongreseve dhe po vazhdon ende (ora 13:00).
Mediu tha se bashkë me liderët politikë janë dhe stafet teknikë të tyre, “njerëz të besuar”.
Në paketën “Mcallister +” janë përfshirë edhe propozime që ka bërë Kreu i Qeverisë dhe Opozita ka qenë e gatshme ti pranojë, tha Mediu.