Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aleanca për Teatrit qëndrim të ashpër ndaj Sorecës: Je rreshtuar me Ramën

2019/07/29 at 7:16 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Aleanca për Teatrit qëndrim të ashpër ndaj Sorecës: Je rreshtuar me Ramën

Sipas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Ambasadori Soreca është përpjekur sot të legjitimojë një tender fiktiv.

Në një letër të publikuar në Facebook, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka konsideruar si “të pajustifikuar, të panevojshme dhe të dëmshme deklaratën e sotme të Ambasadorit të BE-së”. Në reagimin e ashpër të Aleancës thuhet se Soreca dalë jashtë kompetencave të tij dhe sipas tyre është shprehur në dëm të interesit publik, shtetit të së drejtës dhe parimeve të demokracisë.

Roli thelbësor që ka luajtur BE në hartimin e reformës në drejtësi, duhet të bënte që ambasadori Soreca ti bënte thirrje kryeministrit të priste deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese mbi ligjin, thuhet në reagimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Në letër ambasadorit i bëhet me dije se ligji është apeluar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti dhe se gjithashtu “shkel Konventën Aarhus për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendim-marrjen; shkel parimet kushtetuese të autonomisë lokale dhe të barazisë para ligjit; si dhe ligjet e prokurimit publik dhe të konkurrencës”.

Aleanca akuzon Ambasadorin Soreca se ka zgjedhur “të rreshtohet” krah Edi Ramës dhe pronarit të kompanisë Fusha por shtojnë gjithashtu që ky “rreshtim të mos jetë asgjë tjetër veç një gjykim i dobët i Ambasadorit”.

Pozicioni i Aleancës në lidhje me deklaratat e sotme të Ambasdorit të BE-së, Luigi Soreca.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e konsideron të pajustifikuar, të panevojshme dhe të dëmshme deklaratën e sotme të Ambasadorit të BE-së, z. Luigi Soreca. Deklarata nënkupton mbështetje për një procedurë të paligjshme dhe korruptive për rrëmbimin nga ndërtues privatë të një trualli publik në një nga zonat më të lakmuar të Shqipërisë.

Fatkeqësisht, Ambasadori Soreca është përpjekur t’i japë legjitimitet një tenderi fiktiv, me fitues të paracaktuar, për një zhvillim privat që do të financohet nga para me origjinë të dyshimtë. Pohimet e Ambasadorit Soreca janë jashtë kompetencës së tij dhe përtej statusit të tij diplomatik. Por mbi të gjitha, ato bien ndesh me interesin publik, shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë, për fuqizimin e të cilave taksapaguesit evropianë kanë paguar dhe vazhdojnë të paguajnë qindra milionë euro.

“Ligji special” i teatrit shkel Konventën Aarhus për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendim-marrjen; shkel parimet kushtetuese të autonomisë lokale dhe të barazisë para ligjit; si dhe ligjet e prokurimit publik dhe të konkurrencës. Ligji është apeluar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti, por mungesa e saj i ka dhënë pushtet absolut qeverisë të miratojë dhe zbatojë ligje antikushtetuese pa asnjë kontroll apo kufizim institucional.

Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë kanë luajtur rol kryesor në hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, ndaj do të ishte e pritshme nga Ambasadori Soreca t’i bënte, sot, thirrje qeverisë që të ndalonte zbatimin e projektit të Teatrit deri në shqyrtimin e ligjit nga Gjykata Kushtetuese. Do kishte qenë gjithashtu shenjë e përunjësisë dhe përgjegjësisë së Ambasadorit ndaj shqiptarëve që ai të përpiqej të kufizonte sa të mundej pushtetin arbitrar që ka fituar Kryeministri, si pasojë e paralizimit të sistemit gjyqësor.

Reforma në Drejtësi ishte e domosdoshme dhe me qëllimet e duhura, por për shkak të keqplanifikimit dhe keqzbatimit të saj ne ndeshemi sot më rrënimin thuajse total të sistemit gjyqësor, e cila ka krijuar edhe çështje si ajo e Teatrit Kombëtar.

Fatkeqësisht, Ambasadori ka zgjedhur të rreshtohet në krah të Edi Ramës e Shkëlqim Fushës, dhe kundër artistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të ndershëm të Tiranës dhe Shqipërisë.

Na mbetet të urojmë që ky rreshtim i tillë të mos jetë asgjë tjetër veç një gjykim i dobët i Ambasadorit, dhe i bëjmë thirrje atij që të rimendojë pozicionin bazuar vetëm në fakte dhe në vlerat demokratike që ai duhet të përfaqësojë.

ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogani akuzon Izraelin se po përdor druzët për t’u zgjeruar në Siri

17 Korrik, 2025 8:26 pm
Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima
Bota

Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima

17 Korrik, 2025 8:04 pm
Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë
Bota

Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë

17 Korrik, 2025 7:43 pm
Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet..
Rajoni

Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet..

17 Korrik, 2025 7:30 pm
Spiropali në Turqi, kryeparlametarja nderon Mustafa Qemal Atatürkun
Politikë

Spiropali në Turqi, kryeparlametarja nderon Mustafa Qemal Atatürkun

17 Korrik, 2025 7:12 pm
Kush janë druzët dhe pse i mbron Izraeli?
Bota

Kush janë druzët dhe pse i mbron Izraeli?

17 Korrik, 2025 6:45 pm
Plagosja e dyfishtë në Sarandë, policia shpall në kërkim dy vëllezërit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Sarandë, policia shpall në kërkim dy vëllezërit

17 Korrik, 2025 6:21 pm
Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Gonxhja: 150 aplikime për njohjen e sigurimeve
Politikë

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Gonxhja: 150 aplikime për njohjen e sigurimeve

17 Korrik, 2025 5:51 pm
Britani/ Ndryshime në sistemin zgjedhor, e drejta e votës ulet në moshën 16 vjeç!
Bota

Britani/ Ndryshime në sistemin zgjedhor, e drejta e votës ulet në moshën 16 vjeç!

17 Korrik, 2025 5:39 pm
Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit
Rajoni

Osmani: Në maj morëm informacione për veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën

17 Korrik, 2025 5:10 pm
Para
Irani merr vendim drastik për gratë që postojnë fotografi pa hixhab

Irani merr vendim drastik për gratë që postojnë fotografi pa hixhab

Përleshja mes të burgosurve në Brazil lë mbi 50 të vrarë

Përleshja mes të burgosurve në Brazil lë mbi 50 të vrarë

Hidhet shorti për kalendarin e Serie A, përballje të forta që javët e para

Hidhet shorti për kalendarin e Serie A, përballje të forta që javët e para

TE FUNDIT

Erdogani akuzon Izraelin se po përdor druzët për t’u zgjeruar në Siri

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
17 Korrik, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve...

Lexo më shumë

Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima

Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima
17 Korrik, 2025

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një qendër tregtare pesëkatëshe në qytetin juglindor të Kutit, rreth 160 kilometra...

Lexo më shumë

Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë

Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë
17 Korrik, 2025

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka nënshkruar një traktat me kancelarin gjerman Friedrich Merz, i cili përfshin përpjekje për të ndaluar...

Lexo më shumë

Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet..

Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet..
17 Korrik, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në javën e ardhshme, nëse Kuvendi i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com