Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sot protestë, ja 3 kërkesat që kanë

2020/12/20 at 4:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sot protestë, ja 3 kërkesat që kanë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të protestoj pasditen e sotme, në orën  18:00 në sheshin përpara Ministrisë së Brendshme.

Njoftimi është bërë i ditur nga vetë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit .Në këtë protestë të paralajmëruar, Aleanca vjen me 3 kërkesa:

  1.  Marrjen e masave nga Policia e Shtetit ndaj efektivëve që ushtruan dhunën pa motiv, shkarkimin dhe procedimin penal të tyre
  2.  Shkarkimin dhe procedimin penal të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Z.Ardi Veliu
  3. Ristrukturimin e Policisë së Shtetit

Ndërkohë që, mësohet se ky organizim ka ardhur pasi sipas tyre, janë ndaluar dhunshëm nga policia 4 aktivistë të kësaj aleance.

Bëhet fjalë për Astrit Seranaj, Donald Martini, Gentian Hasani dhe Ergys Mërtiri. Ndërkaq po sipas aleancës,  dhuna është përshkallëzuar në Komisariat.

“Dje disa nga pjesëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Astrit Seranaj, Donald Martini, Gentian Hasani, dhe Ergys Mërtiri janë ndaluar dhunshëm nga policia në përpjekjen e tyre për të bërë ‘live’-n e përditshëm para sheshit të teatrit dhe më pas janë shoqëruar forcërisht në komisariat pa asnjë arsye, përgjatë së cilës është ushtruar dhunë psikologjike.
Brenda ambienteve të komisariatit dhuna është përshkallëzuar. Në prani të dhjetëra efektivëve të policisë, disa prej tyre janë përpjekur të zhdukin provat nga celulari i Ergys Mërtirit, të tjerë kanë goditur në fytyrë me grushte dhe shkelma Astrit Seranaj dhe Donald Martinin koreograf i njohur, pikërisht ditën që ai fitoi një çmim prestigjioz në Los Angeles Usa duke ngritur lart kulturën shqiptare.

Në kohën kur Komisionerja për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut në Strasburg Znj. Dunja Mijatoviç i bën thirrje qeverisë shqiptare të respektojë të drejtën e tyre për protestuar ndodh krejt e kundërta: Policia e Shtetit dhunon aktivistët e Teatrit duke shkelur hapur ligjin e Policisë.

Ky veprim i Policisë së Shtetit e ka fillesën tek dhuna e ushtruar më 17 maj kur shembja e Teatrit filloi përgjatë kohës kur mbrojtësit e Teatrit ishin ende brenda dhe ende nuk po ndalet edhe pas protestave që i shkaktoi vrasja e të riu Klodian Rasha.

Ky veprim tregon se Policia e Shteti nuk ka reflektuar për dhunën që po ushtron ndaj protestuesve dhe fjalës së lirë por tregon se filozofia e saj është pikërisht dhuna për njerëzit që kërkojnë të drejtat e tyre, ndërkohë që duhej të ishte kapja e keqbërësve dhe kriminelëve.
E konsiderojmë këtë një akt shumë të rëndë që cenon të drejtat dhe liritë e njeriut në Shqipëri ndaj kërkojmë:
1. Marrjen a masave nga Policia e Shtetit ndaj efektivëve që ushtruan dhunën pa motiv, shkarkimin dhe procedimin penal të tyre.
2. Shkarkimin dhe procedimin penal të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Z.Ardi Veliu.
3. Ristrukturimin e Policisë së Shtetit që ajo t’i rikthehet qytetarëve.
Sot në orën 18.00 në sheshin para Ministrisë së Brendshme.
Së bashku për ti rikthyer dinjitetin Policisë së Shtetit”,
lajmërohet në njoftimin zyrtar./Opinion.al

Etiketa: aleanca per teatritndhuneprotesteteatri kombetar

Ju sugjerojmë

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital
Aktualitet

Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital

8 Shkurt, 2026 2:56 pm
Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova
Kronikë

Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

8 Shkurt, 2026 2:22 pm
“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë
Kryesore

“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë

8 Shkurt, 2026 1:57 pm
“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve
Bota

“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve

8 Shkurt, 2026 12:40 pm
Para
Varianti i ri COVID në Britani/Shtetet europiane në alarm, marrin masa

Varianti i ri COVID në Britani/Shtetet europiane në alarm, marrin masa

Kim mesazh grave sipërmarrëse: Nesër do të jeni forca lëvizëse

Kim mesazh grave sipërmarrëse: Nesër do të jeni forca lëvizëse

COVID/ 139 persona të infektuar, 6 viktima

COVID-19 në Shqipëri/ 461 raste të reja dhe 14 humbje jete

TE FUNDIT

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
8 Shkurt, 2026

11 persona plagosën si pasojë e bombardimeve ruse në distriktin Korabelnyi të Khersonit, njoftoi administrata ushtarake rajonale e qytetit në...

Lexo më shumë

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
8 Shkurt, 2026

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e Avokatit Kujtim Cakrani, duke zbardhur të...

Lexo më shumë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
8 Shkurt, 2026

Avokati Kujtim Cakrani ka treguar për mediat momentet kur sipas tij u dhunua nga dy të rinj, pranë një pike...

Lexo më shumë

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
8 Shkurt, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara u kanë vendosur Ukrainës dhe Rusisë një afat të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com