Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi në shenjë proteste kanë mbyllur dhe gozhduar 3 hyrjet e institucionit të Bashkisë së Tiranës.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se situata është tensionuar mes protestuesve, të cilët nuk duan të lejojnë hyrjen brenda institucionit të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se ai po zapton qytetin.
Me zinxhirë, çekiçë dhe dryna, përfaqësues të AK-së po tentojnë të bllokojnë çdo hyrje.
Në pamjet filmike që disponon ‘News 24’ shihet se përfaqësuesit e AK-së janë përplasur dhe me policinë bashkiake, e cila ndodhet aty për të mbikëqyrur situatën për mospërshkallëzimin e protestës.