Deputeti demokrat, Aldo Bumçi duke folur nga çadra e protestës së PD-së, ngritur prej të shtunës në Bulevardin Dëshmorët e Kombi,t i ka bërë thirrje të gjithë partive të tjera të mbajë një qendrim. “Ben Blushi ka folur më parë për zgjedhje të lira. Sot i bëj thirrje të mbështetsë këtë kauzë”, tha Bumçi. Ai tha se kërkesa nuk është vetëm për atë personalisht, por të gjitha partitë e tjera që janë në parlament, përfshirë edhe LSI. Sipas tij, vetëm përmes një qeverie teknike mund të shkojmë drejt zgjedhjeve të qershorit. /Opinion.al