(Foto ilustruese)
Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi thotë në studion e “Tonight Ilva Tare” se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk ka pranuar të largohej dhe se ai ka shantazhuar kryeministrin Edi Rama.
Pjesë nga deklarata:
Bumçi: Lëvizja e kryeministrit është pasojë e protestës së opozitës, por nuk është qëllimi ynë. Qëllimi ynë është qeveria teknike. Shefi i CIA-s kur vizitoi Tiranën nuk e kishte në agjentë takimin me Saimir Tahirin, takoi vetëm drejtorin e Policisë. Ia ka bërë fakt të kryer dhe kryeministri e ka thirrur në zyrë.
Droga tashmë është një lajm ndërkombëtar. Flet BBC-ja, Rai, tv publik gjerman; Shqipëria kryeqendra e kanabisit. Kryeprokurori italian tha se në dy vitet e fundit kemi 3 fishim të sasisë së kanabisit. Prokurori i Leçes tha se Otranto është bërë autostradë e drogës. Ministri i Brendshëm duhej të largohej, u largua por nuk është larguar. U largua pas protestës së opozitës. Një kryeministër që është në panik total, largoi ministrin e Brendshëm, i cili nuk pranoi të largohej.
Pse kaq forcë ministri i Brendshëm, i cili mori gati mori gjithë qeverinë me vete? U detyrua të sajojë se të gjithë ministrat nëpër qarqe që do të largohej. Për ministrin e Brendshëm rrezikoi qeverinë. Më pas erdhi në 4 ministri kur janë edhe 5 ministra të tjerë në qarqe. Ka qenë në planin e Edi Ramës të kanalizohej Shqipëria. nuk ka pasur objektiv tjetër Saimir Tahirin. Ne jemi një vend i vogël. Nuk jemi as Brazili që nuk kontrollon dot Amazonën. Droga mbillet në Fushë Krujë, në ultësirën perëndimore që nuk ka ndodhur kurrë. Pse është kaq i fuqishëm Saimir Tahiri? Personi që ka mbajtur kontakte me gjithë këto grupe është ai dhe e shantazhonte.
Tare: Tahiri shantazhonte Ramën?
Bumçi: Absolutisht! Ishte nisur shkarkimi vetëm i Saimir Tahirit. Ministrat e tjerë e kanë marrë vesh një ditë më vonë. Po të ishte që do largoheshin ministrat që drejtojnë qarqet do ta kishin marrë vesh në të njëjtën kohë.