Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Albin Kurti: Unë do jem Kryeministri i Kosovës. I hapur për dialog me Serbinë

2017/06/14 at 11:12 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Albin Kurti: Unë do jem Kryeministri i Kosovës. I hapur për dialog me Serbinë

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, tha për televizionin SRF se nuk është nacionalist i tipit ballkanik, por mendon se kombi është koncept i rëndësishëm në politikë. Ai paralajmëroi dialog me Beogradin, por edhe me serbët e Kosovës. «Nuk janë të gjithë serbët të njëjtë, siç nuk janë të gjithë shqiptarët të njëjtë».


Lideri  i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë dhënë televizionit të Zvicrës (SRF) ka deklaruar se e sheh veten si kryeministrin e ardhshëm të Republikës së Kosovës. Kurti tha se partia e tij ka dyfishuar numrin e votuesve dhe kështu Vetëvendosje është bërë partia më e madhe politike në Kosovë. «Këtë fundjavë kemi shkaktuar një valë entuziazmi në Kosovë», tha Kurti, duke kujtuar se VV ka qëndruar përballë një koalicioni prej 16 partive dhe një aleance tjetër me shtatë parti.

Në pyetjen se çfarë do të arrijë si kryeministër, Kurti tha se do t’i zbatojë 40 pikat e programit të VV-së, ku shquhen një Fond Sovran për të financuar rindërtimin e vendit dhe për të gjallëruar ekonominë. Kjo vlen, sipas tij, për pasuritë nëntokësore të Kosovës dhe sektorin e energjisë dhe bujqësisë. «Na duhet një bankë për zhvillim me kamata të ulëta. Krimi i organizuar dhe korrupsioni i përhapur kudo duhet të luftohen. Janë të nevojshëm gjykatës dhe prokurorë të kualifikuar më mirë – dhe këtu na duhet përkrahja e BE-së», tha Kurti.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse do të shkaktojë një stuhi në rajon pasi që konsiderohet si i prin një partie të majtë nacionaliste, Kurti tha: «Ne jemi të majtë në krahasim me skenën tjetër politike, sepse duam të mënjanojmë pabarazinë me politikën tonë sociale. Kosova është vend pa sigurime shëndetësore. Nëse dikush pëson në një aksident në autostradë, ai ka sigurim për veturën, por jo për pasagjerët. Në këtë ambient ne mund të dukemi radikal, por ne jemi majtistë të rëndomtë».

Edhe në lidhje me etiketën se partia e tij është nacionaliste, Kurti tha se «ne nuk e quajmë veten nacionalistë në kuptim të nacionalizmit ballkanik, i cili është i ndërlidhur me luftën dhe gjakderdhjen. Por, ne besojmë se kombi është koncept i rëndësishëm në politikë dhe ide e rëndësishme. Këtë nuk duhet t’ia lëmë të djathtës. Ne nuk do ta përdorim kombin kundër shoqërisë. Nëse njerëzit e kombeve të ndryshme bëhen bashkë, ky është një shans për të shfrytëzuar të përbashkëtën – në kuptimin social të kontakteve».

Sa i përket bisedimeve me Serbinë, Kurti tha se VV nuk është kundër bisedimeve, por kërkoi që për këtë të respektohen parimet. Ai tha se paralelisht me bisedimet me Serbinë VV dëshiron të fillojë të bisedojë me serbët e Kosovës, por jo duke i parë ata vetëm si serbë, por edhe në rolin e tyre social si mjekë, studentë, taksistë, zdrukthëtarë, të papunë, burra e gra. «Nuk janë të gjithë serbët të njëjtë, siç nuk janë të gjithë shqiptarët të njëjtë».

Kurti tha se Serbia po luan një lojë të dyfishtë me BE-në dhe Rusinë. «Ne duam që shteti i Kosovës të anëtarësohet në BE dhe në NATO. Por, Serbia duhet t’i jap fund lojës së dyfishtë. Ky vend duhet të ballafaqohet me të kaluarën e vet. Ende nuk ka shprehur keqardhje për krimet në të kaluarën. Është me rëndësi që zoti Vuçiq t’i qaset kësaj teme».

Në lidhje me aktakuzat e pritshme të Gjykatës Speciale, Kurti tha gjykatat e Kosovës duhet të merren me këtë çështje. Ai u tregua skeptik mbi suksesin e kësaj gjykate, por iu shmang përgjigjes nëse do të refuzonte bashkëpunimin me të. Ai vetëm tha se do të kërkojë dialog për këtë çështje. (dp)



Ju sugjerojmë

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Sherr me thika mes dy infermierëve në spital, plagoset njëri prej tyre

23 Shtator, 2025 12:26 pm
Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza
Bota

Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza

23 Shtator, 2025 12:12 pm
Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…

23 Shtator, 2025 12:04 pm
Vijojnë bombardimet izraelite në Gaza, 37 të vdekur
Bota

Vijojnë bombardimet izraelite në Gaza, 37 të vdekur

23 Shtator, 2025 11:16 am
Protestë e dhunshme, 10 të arrestuar dhe 60 policë të lënduar në Milano
Bota

Protestë e dhunshme, 10 të arrestuar dhe 60 policë të lënduar në Milano

23 Shtator, 2025 11:10 am
Britania propozon ndalimin e qëndrimit të përhershëm për emigrantët
Bota

Britania propozon ndalimin e qëndrimit të përhershëm për emigrantët

23 Shtator, 2025 10:41 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kryesore

Mbledhja për shkarkimin e Veliajt,Këshilli Bashkiak i Tiranës shqyrton kërkesën e PS

23 Shtator, 2025 9:41 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Në burg prej 5 vjetësh, ndërron jetë në QSUT 33-vjeçarja

23 Shtator, 2025 9:39 am
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Përplasen dy makina, humb jetën një person në Shijak

23 Shtator, 2025 8:14 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Si parashikohet moti për këtë të martë

23 Shtator, 2025 8:12 am
Para
Çfarë po ndodh me Ronaldon? Pas lajmit që e dashura është shtatëzën futbollisti “blen” binjakët nga një nënë tjetër

Çfarë po ndodh me Ronaldon? Pas lajmit që e dashura është shtatëzën futbollisti “blen” binjakët nga një nënë tjetër

Posta e Ditës-Shënim/ A duhet të largohet De Biazi nga Kombëtarja?

Shqipëria pa trajner, De Biasi jep dorëheqjen

Rrëfimi i shqiptarit që pa tmerrin e zjarrit në Londër, si u zgjuam nga të bërtiturat e njerëzve

Rrëfimi i shqiptarit që pa tmerrin e zjarrit në Londër, si u zgjuam nga të bërtiturat e njerëzve
















TE FUNDIT

Sherr me thika mes dy infermierëve në spital, plagoset njëri prej tyre

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
23 Shtator, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ambientet e një spitali shtetëror në Tiranë. Policia bën me dije se gjatë...

Lexo më shumë

Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza

Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza
23 Shtator, 2025

Izraeli ka kryer një tjetër sulm ajror ndaj një kampi refugjatësh në Gaza, në të njëjtën kohë kur në Nju...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…
23 Shtator, 2025

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak, Dorian Teliti, tha se vendimi i Partisë Socialiste për të mos lejuar praninë...

Lexo më shumë

Vijojnë bombardimet izraelite në Gaza, 37 të vdekur

Vijojnë bombardimet izraelite në Gaza, 37 të vdekur
23 Shtator, 2025

Të paktën 37 persona u vranë mbrëmë në Rripin e Gazës gjatë një operacioni ushtarak izraelit, raportoi transmetuesi libanez Al...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com