Rajoni

Albin Kurti kritika Macron:BE nuk mund të drejtohet nga një person i vetëm


               Publikuar në : 14:42 - 21/10/19 |
Opi Nion

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me vendimin e Këshillit të Europës për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë interviste për “The Guardian”, ai është shprehur se; “Bashkimi Evropian u formua si përgjigje ndaj fashizmit, por tani po vrapon e frikësuar përballë populizmit dhe fashizmit”.

Kurti ka kritikuar qëndrimin e presidentit të Francës Emmanuel Macron ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Fituesi i zgjedhjeve të Kosovës, tha se Bashkimi Europian është një projekt i rëndësishëm dhe se asnjë njeri i vetëm nuk mund të jetë udhëheqësi i saj.

Po ashtu, sipas tij, vendimi për mos hapjen e negociatave të dy vendeve, zvogëlon shanset për arritjen e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk mund të thuash se fillimisht na duhet reforma në brendshme në BE dhe më pas procesi i zgjerimin ato shkojnë paralelisht. Evropa është një projekt ka i rëndësishëm historik sa që asnjë njeri i vetëm nuk mund të jetë autori apo udhëheqësi i saj. E kemi parë se kur Jean-Claude Juncker tha se nuk do të ketë zgjerim në pesë vitet e ardhshme, situata në Ballkan u përkeqësua”, është shprehur Kurti./ Opinion.al E.Xh.

Pas