Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti ka njoftuar se është infektuar me COVID 19.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Kurti në një postim në Facebook.
Ai bën të ditur se parmbrëmë i janë shfaqur shenjat e para, ndërsa ditën e djeshme është testuar pozitiv.
“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës,
Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.
Gjithë të mirat, Albini”, shkruan Kurti. / Opinion.al