Kthimin në Kuvend për të nuk është thjesht një kthim në hapësirë, por një kthim në kohë. Me këto fjalë Albin Kurti ka folur nga arratia në një intervistë të publikuar në News 24, teksa ka pohuar se kthimi i tij në Kuvendin e Kosovës, lidhet me 25 gushtin dhe që ai të kthehej në kuvend, duhet të kthehej pas ajo çfarë ndodhi në atë datë.
“Në vend që Mustafta e Thaçi të vinin në Kuvend më 25 gusht bënë marrëveshjen me Serbinë dhe Malin e Zi. Ata na kanë sjellë ne para një akti të kryer. Duhet të kthehemi para 25 gushtit dhe të tërhiqen nga ato marrëveshje”, u shpreh deputeti i Vetëvendosjes.