Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë më 16 Tetor.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Kryeziu nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me pjesëmarrjen e Kurtit në samit. Kujtojmë që Samiti i Procesit të Berlinit do të zhvillohet në Piramidën e Tiranës.
Së fundmi marrëdhëniet mes dy kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti kanë qenë të ftohta. Qeveria shqiptare anuloi pjesëmarrjen në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive që pritej të zhvillohej në Gjakovë këtë vit. Ndërkohë gjatë një turi që zhvilloi kryeministri Edi Rama në vendet e rajonit, nuk u prit nga Kryeministri Albin Kurti në Prishtinë.