Rajoni

Albin Kurti: Brenda vitit synojmë vaksina për 60% të popullsisë së Kosovës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:52 - 22/03/21 |
Opi Nion

Sot Kuvendi i Kosovës është mbledhur për të votuar qeverinë e re. Nga foltorja e Kuvendit, kandidati për kryeministër Albin Kurti ka shpalosur para deputetëve programin e tij të qeverisjes.

Kurti theksoi se pandemia mbetet sfida kryesore, dhe premtoi sigurimin e vaksinave për 60% të popullsisë brenda vitit.

“Sot është një ditë e re për të gjithë qytetarët. Pas shumë pengesave, më në fund ajo që dukej e paarritshme po bëhet realitet. Jemi mbledhur për të jetësuar referendumin e qytetarëve në 14 shkurt. Populli pret që ne të zgjedhim qeverinë dhe organet e tjera. Sfidat para qeverisë së re janë të shumta. Pandemia mbetet sfida kryesore. Me ministrine ri të Shëndetësisë do të fillojmë një plan. Brenda vitit synojmë vaksinat për 60% të popullsisë. Drejtësia, arsimi, ekonomia kanë nevojë për reformë. Në Kosovën e papunë çdo vit është më i rëndë për qytetarët, por viti që lamë pas ka rënduar më shumë. Do të fillojmë me Reformën në Drejtësi, procesi i vettingut do të vazhdojë aty ku ka mbetur pranverën e kaluar. Arsimi do të reformohet”, tha Kurti.

Pas