Albert Stanaj është një tjetër këngëtar me origjinë shqiptare, i cili po korr sukese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Stanaj ka nënshkruar sot një kontratë me kompaninë “Universal Music” dhe kjo është një arritje e madhe për të.
Mesa duket 22 shkurti ka qenë dita më me fat për këngëtarët shqiptarë. Pak orë më parë ka qenë Era Istrefi ajo që ka nënshkruar kontratë me kompaninë prestigjoze, Sony Music.