Albërije Hadërgjonaj veçse një këngëtare shumë e mirë njihet edhe për sensin e saj të humorit. Kështu edhe e ftuar në “Xing me Ermalin” batutat e saj nuk kanë munguar.
Teksa artistët e ftuar në studio bisedonin për festat e fundvitit që nuk arrijnë kurrë t’i festojnë në shtëpi me të afermit dhe familjarët e tyre edhe Albërija tregoi se si i’u desh të bëhej pjesë e koncerteve të fundvitit pas ndarjes nga ish-bashkëshorti.
“Unë dikur nuk këndoja se burri kishte shumë lekë. S’kam shumë që kam filluar 7-8 vjet. S’kisha ç’të bëja dhe thashë me vete ‘Albërije futja se ike për l**h, u pre rubineti” – u shpreh këngëtarja me humor.