Në ceremoninë e dasmës së vajzës së vogël të ish presidentit Bamir Topi e cila zhvillohet në fundjavë është i ftuar edhe këngëtari i mirënjohur Italian Albano Carrisi që ishte i pranishëm edhe në festën e djeshme.
Artist Italian i cili para disa javësh ka marrë nënshtetësinë shqiptare është mik i afërt i ish presidentit, shkruan Shqiptarja.com. Carrisi njihet për lidhjet e tij të afërta me Shqipërinë pasi babai i tij ishte ushtar gjatë luftës. Këngëtari më parë ka thënë se është rritur me histori nga Shqipëria dhe se babai i tij nuk kishte vrarë asnjë njeri në luftë ndërkohë që para se të vdiste ka kërkuar ta vizitojë edhe njëherë vendin tonë.