Vitet e fundit duket se nuk po dëgjojmë më asnjë tekst muzikor në gjuhën letrare. Sot nuk je fare “mainstream”, nëse nuk ke të paktën një këngë në dialektin e Kosovës. Kjo nuk është diçka e keqe, pasi jemi një por sikur nuk ka shumë sens që një këngëtare nga Tirana, Durrësi, Vlora, apo qoftë edhe nga Lushnja të këndojë si një “prishtinalie” e vërtetë.
Këtë fenomen duket se ka ironizuar edhe aktori i humorit, Albano Bogdo. Nëpërmjet një statusi në Facebook ai ka marrë përsipër të bëjë përkthyesin e gjuhës letrare shqipe.