Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Albanian Highway Concession 45 milionë Euro investime në “Rrugën e Kombit”

2019/09/30 at 6:33 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Albanian Highway Concession 45 milionë Euro investime në “Rrugën e Kombit”

Albanian Highway Concession, kompania që menaxhon “Rrugën e Kombit”, vetëm në vitin e parë ka investuar rreth 45 milionë Euro në të gjithë gjatësinë e Rrugës së Kombit. Investimet e kryera deri më tani, përfshijnë një volum të madh punimesh për shtimin e korsive të reja pranë qytetit të Kukësit dhe plotësimin e pjesëve të papërfunduar, përgatitjen e terrenit për ndërtimin urës së re mbi Drin, ndërtimin e skarpatave, ndërtimin e nyjeve hyrëse dhe dalëse përgjatë gjithë gjatësisë prej 114 km, ndriçimin e nyjeve hyrëse dhe dalëse, vendosjen e sinjalistikës rrugore dhe tabelave nga e para, punimet e mirëmbajtjes së tunelit të Thirrës dhe punimet e mirëmbajtjes së lehtë, me ndërrimin e shtresavetë asfalti.


Ndërkohë ka përfunduar tërësisht ndërtimi i nyjës së Kalimashit, e cila bën lidhjen me rrugën nacionale të Pukës. Një tjetër nyje e re hyrëse dhe dalëse po ndërtohet dhe në Mamëz, për të vazhduar me nyje të tjera në gjatësinë drejt doganës së Morinit, të cilat kanë lehtësuar ndjeshëm lidhjet e “Rrugës së Kombit” me fshatrat e zonës.

Pavarësisht se deri më tani janë investuar rreth 45 milionë Euro, xhiroja totale e kompanisë në vitin e parë të operimit nuk i kalon 10 milionë Euro dhe raporti mes xhiros vjetore dhe investimeve, tregon se kompania është me humbje në vitin e parë të operimit. Megjithatë, kompania ka intensifikuar investimet përgjat gjithë segmentit dhe punimet e rehabilitimit po ecin më ritme të larta. Punimet e deritanishme përfshijnë rehabilitimin e një skarpate me gjatësi 200 metra në kilometrin e 50-të të rrugës, një rreshqitje e vjetër, e konstatuar që me hapjen e rrugës. Sipas drejtuesve të projektit, deri më tani është kryer më shumë se gjysma e punimeve të parashikuara për rehabilitimin e kësaj skarpate dhe punimet në këtë skarpatë pritet të përfundojnëbrenda tetorit të këtij viti.

I gjithë segmenti prej 114 kilometrash, sipas drejtuesve të kompanisë, popatrullohet 24/24 me mjetet dhe teknologjinë me bashkëkohore në 7 ditët e javës. Përgjatë gjithë segmentit janë instaluar sensorë metereologjikëdhe kamera, të cilat mundësojnë një monitorim të plotë të kushteve tëmotit dhe gjentje së rrugës në kohë reale. “Gjatë vitit të parë kemi realizuar rreth 45 milionë Euro investime. Përveç kantierëve të shpërndarë në të gjithë autorstradën, kemi ndërtuar dhe qendrën kryesore nga ku administojmë të gjithë aktivitetin në të 114 kilometrat. Kemi implementuar teknologjinë më të fundit dhe mbulojmë nëkohë reale të 114 milometrat e autostratës në çdo segment dhe veçanërisht segementët më kryesorë, ku kemi vendosur kamera inteligjente dhe sensorë që bëjnë matje reale të temperaturës dhe kushteve atmosferike”, shprehet Drejtori i Përgjithshëm i Albanian Highway Concession, Nicola Spadavecchia.

Ndërkaq, në hyrje të qytetit të Kukësit, kompania ka nisur punimet për shtimin e korsive dhe përgatitjen e terrenit për ndërtimin e urës së ri mbi Drin. “Në pjesën e hyrjes në krahun verior së urës së Kukësit, jemi duke kryer punimet për hapjen e korsive dhe po përgatitemi për fillimin e punimeve për ndërtimin e urës së re të Kukësit. Aktualisht jemi duke kryer gërmimet për ndërtimin e dy korsive të reja, të cilat rakordojnë nivelin e urës me rrugën ekzistuese. Investimi i në total, përfshirë dhe urën e re arrin në rreth 27 milionë Euro” shprehen drejtuesit e projektit.

Kompania koncensionare, gjithashtu ka rinovuar tërësisht të gjithë sinalistikën përgjatë gjithë segmentit, si dhe kanë përfunduar punimet për ndriçimin e nyjeve hyrëse dhe dalëse, vendosja e mbrojtëseve anësore dhe trafikndarëse të rrugës dhe rrethimi i plotës i perimetrit të autostradës. Në saje të patrullimit tëvazhdueshëm dhe bashkëpunimit me policisë rrugore, duke filluar nga 2018 janë shënuar rënie drastike të aksidentve rrugore. Sipas drejtuesve të kompanisë, kujdesi i veçantë i është kushtuar patrullimit të segmenteve në të dy hyrjet dhe përgjatë tunelit. Shifrat flasin për një rëndie të ndjeshme jo vetëm të numrit të aksidenteve, por dhe pasojave të tyre. Paralelisht me investimet dhe masat e ndërmarra, kompania po kryen dhe një mirëmbajtje të lehtë pargjatë gjithë segementi, siç është ndërrimi i shtresave të asfaltit në pjesë të caktuara dhe shërbime të tjera mirëmbajtjeje para nisjes së sezonit të shirave dhe ngricave.



Ju sugjerojmë

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Dyshohet se u rrëzua në kanionin “Shkëmbi i Vashës”, humb jetën 54-vjeçari në Gjinar

15 Gusht, 2025 10:39 am
Tifozët izraelitë të futbollit shkaktojnë zemërim në Poloni me pankartën “vrasës”
Bota

Tifozët izraelitë të futbollit shkaktojnë zemërim në Poloni me pankartën “vrasës”

15 Gusht, 2025 10:17 am
Turqi: Shumë refugjatë sirianë po rikthehen në vendlindje
Bota

Turqi: Shumë refugjatë sirianë po rikthehen në vendlindje

15 Gusht, 2025 10:01 am
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Si u tentua të fshihej krimi nga familjarët e autorit
Kronikë

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Si u tentua të fshihej krimi nga familjarët e autorit

15 Gusht, 2025 9:41 am
Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin
Bota

Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

15 Gusht, 2025 9:17 am
Maliq/Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, shoqërohen disa të mitur
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, arrestohen 8 persona

15 Gusht, 2025 9:03 am
Shqiptarët nuk po martohen më, celebrimet bien në minimumin historik
Aktualitet

Shqiptarët nuk po martohen më, celebrimet bien në minimumin historik

15 Gusht, 2025 8:51 am
Si e sheh Trumpi takimin me Putinin?
Bota

Si e sheh Trumpi takimin me Putinin?

15 Gusht, 2025 8:44 am
Sërish incidente gjatë protestave antiqeveritare në Serbi
Rajoni

Sërish incidente gjatë protestave antiqeveritare në Serbi

15 Gusht, 2025 8:27 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit 15 gusht 2025

15 Gusht, 2025 8:19 am
Para
Xhafaj: Duhet strategji për tërmetet. Spiropali: Qeveria mori masat

Xhafaj: Duhet strategji për tërmetet. Spiropali: Qeveria mori masat

Presidenti Trump sugjeron arrestimin e kongresmenit demokrat për “tradhti”

Presidenti Trump sugjeron arrestimin e kongresmenit demokrat për "tradhti"

Kanabisi në kufirin greko-turk, shqiptarët me skaf super të shpejtë

FOTO/ Dalin detaje si u kap skafi i dytë me drogë në Greqi
















TE FUNDIT

Dyshohet se u rrëzua në kanionin “Shkëmbi i Vashës”, humb jetën 54-vjeçari në Gjinar

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
15 Gusht, 2025

Një 54-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në një fshat të Gjinarit. Sipas uniformave blu mësohet se viktima është...

Lexo më shumë

Tifozët izraelitë të futbollit shkaktojnë zemërim në Poloni me pankartën “vrasës”

Tifozët izraelitë të futbollit shkaktojnë zemërim në Poloni me pankartën “vrasës”
15 Gusht, 2025

Tifozët izraelitë e ngritën një pankartë ku shkruhej “Vrasës që nga viti 1939” gjatë një ndeshjeje futbolli kundër një ekipi...

Lexo më shumë

Turqi: Shumë refugjatë sirianë po rikthehen në vendlindje

Turqi: Shumë refugjatë sirianë po rikthehen në vendlindje
15 Gusht, 2025

Situata në Siri është e paqëndrueshme - megjithatë gjithnjë e më shumë refugjatë sirianë po kthehen nga Turqia në vendlindje....

Lexo më shumë

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Si u tentua të fshihej krimi nga familjarët e autorit

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Si u tentua të fshihej krimi nga familjarët e autorit
15 Gusht, 2025

Policia ka vënë në pranga tetë persona, një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Maliq, ku u vra...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com