Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Albanian Business Barometer:  Pesimizëm për 2016-ën

2016/04/27 at 10:23 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Albanian Business Barometer:  Pesimizëm për 2016-ën

Nga Eduard Zaloshnja

Revista më e re shqiptare, e botuar në anglisht – Follow Business Albania  më komisionoi sondazhin periodik ALBANIAN BUSINESS BAROMETER, edicionin e parë të të cilit e zhvillova në periudhen janar-mars. I përmbledhur në një fjali, ky sondazh tregon se në biznesin shqiptar, mbizotëron pesimizmi për vitin në vazhdim. Le ta zbërthejmë me më shumë fjalë këtë fjali.

Parashikimet për punësimin

Ndër bizneset e anketuara, vetëm 14% planifikonin ta shtonin numrin e punonjësve këtë vit, ndërsa 10% e tyre madje planifikonin shkurtime. Rreth 2/3 e bizneseve të anketuara nuk prisnin të kishin ndryshime në numrin e punonjësve, ndërsa 9% nuk ishin të sigurtë nëse do të kishin ndryshime. Shtimi i numrit të punonjësve, për aq sa mund të ndodhë, do të bëhet kryesisht në bizneset e mëdha.

Parashikimet për investimet

Vetëm çereku i bizneseve të anketuara planifikonin të investonin për makineri/paisje, ndërtesa/zyra, trajnim ose për një kombinim të tyre. Ndërsa 6% nuk ishin të sigurta nëse do të investonin apo jo. Investimet, për aq sa do të bëhen, do të ndodhin kryesisht tek bizneset e mesme e të mëdha.

Parashikimet për xhiron

Vetëm 21% e bizneseve të anketuara presin që të kenë sivjet një xhiro më të madhe se vjet, ndërkohë që 31% presin të kenë xhiro më të ulët. Vetëm çereku i bizneseve që presin të kenë xhiro më të lartë sivjet janë biznese të mëdha.

Vlerësimi për sistemin e taksave ndahet në “rozë-blu”

Më shumë se gjysma e biznesmenëve të anketuar (52%) mendojnë se sistemi i taksave shqiptare është i drejtë, ndërsa 29% mendojnë se është i padrejtë. Tek 19-përqindëshi që u përgjigj “Nuk e di”, mund të ketë biznesmenë që nuk deshën të tregojnë se çfarë mendojnë në të vërtetë. Sidoqoftë, përqindjet e përgjigjeve të kësaj pyetje sugjerojnë se edhe komuniteti i biznesit është i orientuar politikisht në mënyrë të ngjashme me elektoratin në përgjithësi.

Detaje të kampionit

Për këtë sondazh, u anketuan 600 biznese, të përzgjedhur në mënyrë rastësore nga numratori i telefonave të biznesit. Rreth 40 mijë biznese, nga 113 mijë të regjistruar në Shqipëri, i kanë numrat të listuar në këtë libër. Ato që nuk i kanë, janë zakonisht dyqane e kafene të vogla lagjesh. Sidoqoftë, mikro-bizneset (me 1-4 punonjës) janë të përfaqësuar mirë në kampion – 50% bizneseve të anketuara kishin 1-4 punonjës. Rreth 36% ishin biznese të vogla (me 5-19 punonjës), 11.5% ishin biznese të mesme (me 20-79 punonjës) dhe 2.5% ishin biznese të mëdha. /ResPublica

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Nisin punimet e TAP-it në Shqipëri, Rama: Do punësohen 15 mijë vetë

Greqi-Rusi negociata të fshehta kundër projektit TAP

Foto/Brenda tualeteve luksoze të VIP-ave

Foto/Brenda tualeteve luksoze të VIP-ave

Video prekëse/ Babai hero, ja çfarë bën për djalin e paralizuar

Video prekëse/ Babai hero, ja çfarë bën për djalin e paralizuar

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com