InstaBIZ

Albani dhe Miriami prindër për herë të dytë


               Publikuar në : 23:44 - 19/06/19 |
xhu lia

Kantautori Alban Skënderaj ka realizuar mbrëmjen e sotme një koncert recital në Prishtinë.

Gjatë këtij koncerti Albani ka bërë me dije për ndjekësit dhe fansat e tij se së shpejti ai dhe bashkëshortja e tij Miriam Cani do të bëhen prindër për të dytën herë.

Përpara se të interpretonte këngën “Dhurata” Skënderaj tha:

“Këtë këngë ja kushtojmë vajzës sonë Ameli dhe një engjëlli që po vjen në jetë”.

Pas këtij lajmi publiku ka shpërthyer në duartrokitje. Gjatë muajit maj Albani dhe Miriami u lidhën në martesë në Maldive./Opinion.al/

Pas