E ka nisur me akuza të rënda debatin e saj në “Opinion”, deputetja Albana Vokshi. Ajo ka pohuar se shëndetësia është premtimi i pambajtur i Rilindjes dhe ka vijuar duke pohuarse në Shqipëri nuk ka shëndetësi falas. Gjithashtu Vokshi ka akuzuar se të gjitha tenderat e ilaceve në Shqipëri janë kryer në mënyrë klienteliste dhe janë fituar nga miq apo të afërm të funksionarëve politikë.