Albana Shtylla zgjidhet kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA). Shtylla është zgjedhur me 7 vota pro në krye të KPA duke zëvendësuar kështu Natasha Mulajn së cilës i mbaroi mandati.
Shtylla, ish-anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të marrë detyrën në krye të KPA më 26 korrik. Po ashtu, Shtylla ka qenë edhe në postin e sekretares së përgjithshme të Parlamentit, në kohën kur kryetar Kuvendi ishte Ilir Meta./ Opinion.al