U përfol se gjatë aksidentit në Ferizaj, Ermal Mamaqi ishtë bashkë me kantautorin Alban Skënderaj.
Si fillim kjo gjë u mohua nga menaxheri i Albanit e tani nga vetë këngëtari. Ai, në një postim në rrjetet sociale ka qetësuar familjarët, fansat dhe miqtë e tij me një deklaratë që ka bërë rreth aksidentit.
“Miq, në të kundërt të publikimeve nëpër portale, unë nuk kam qenë prezent në aksidentin ku është përfshirë Ermal Mamaqi, i cili falë Zotit është mirë dhe pa lëndime serioze. Dua të qetësoj të gjithë njerëzit, nga familjarët tek fansat. Jam në Shkup me shëndet të plotë dhe sonte për koncert në Kërçovë”, ka shkruar Alban Skënderaj.