Portieri i Partizanit, Alban Hoxha duket se e ka rigjetur dashurinë dhe këtë fakt nuk e mohon më. Eshtë folur prej disa muajsh për një lidhje mes tij dhe këngëtares Çiljeta Xhilaga, por çifti vetë nuk e kishte pranuar.
Një ditë më parë në rrjetet sociale, ishte Çiljeta ajo që shkroi “Dashuria ime” në një foto të Albanit, ndërsa sot është futbollisti që flet për Çilin.
Në një intervistë për programin e mëngjesit në “Top Channel”, sapo është përmendur emri i këngëtares, Albani ka nisur të qesh. “Më pëlqejnë shumë këngët e Çiljetës”, ka thënë ai.
I pyetur nga Eno Popi dhe Isli Islami nëse Çiljeta do të jetë apo jo të dielën në tribunën e stadiumit “Elbasan Arena”, për ta ndjekur në derbin PartizaniTirana, Hoxha ka shtuar: “Sigurisht që do jetë! Ajo ka qenë edhe në ndeshje me më pak vlerë, në një sfidë si kjo e derbit do jetë patjetër. Ajo është tifozja ime më e zjarrtë”, ka thënë ai për “Wake Up”.
Alban Hoxha, humbi bashkëshkorten, Dorinën, afro dy vite më parë teksa sillte në jetë fëmijën e tyre, Bekimin.