Aktualitet

Alarmohet Qeveria: Në Maqedoni gjenden 70 luftëtarë të ISIS


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:30 - 27/11/15 |
b.f

Dhjetera persona qe kanë luftuar perkrah ISIS gjenden aktualisht në Maqedoni. Kjo u deklarua  nga vetë presidenti Gjorge Ivanov në takim me gazetarët. Sipas tij nga Maqedonia, të regjistruar si pjesëtarë në luftimet në Siri janë 110 persona, ndërsa 25 janë vrarë. Presidenti tha se korridori me refugjatët përdoret nga terroristët për të hyrë në vend.

Ndërkohë nga BFI-ja ritheksojnë qëndrimin tyre se janë kundër shkuarjes së myslimanëve nga vendi ynë, në luftë në një shtet tjetër, përfshi këtu edhe Sirinë, por theksojnë se në rast të kthimit të tyre, ata do të angazhohen në rehabilitimin tyre social dhe ekonomik.

“Dhashë Zoti që të kthehen njerëzit dhe të jetojnë në shtetin e tyre amë, sepse ne nuk jemi ata që i kemi dërguar dhe kemi qenë kundër që të shkojnë njerëzit tonë myslimanë që të luftojnë në ndonjë shtet tjetër. Ishte edhe vet deklarata e kryetarit i cili tha se vatani jonë është vendi ku jetojmë ne këtu dhe jo diku tjetër dhe xhihadi bëhet këtu në mbrojtje të vendlindjes tonë. Në rast se kthehen ne jemi të gatshëm që të bëjmë rehabilitimin ekonomik dhe social të këtyre personave, aty ku do të ketë nevojë, aty jemi edhe të gatshëm që të ndihmojmë”, deklaroi Irsal Jakupi, sekretar i BFI-së.

Jakupi u shpreh se BFI-ja i ka nën kontroll të gjitha xhamitë e vendit. Edhe Imami i Xhamisë “Jahja Pasha”, Qëndrim Jashari e konfirmon këtë.

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

  1. po ca ja fusni kote more te mjere me keto lajme te shpifura apo ska ca te beje shteti maqedonise bashke me partite shqiptare per te mbajtur pushtetin ne kembe shpifin sikur po na pushton isisi shqiptaret e maqedonise jane shtypur m,e shume se kurre ju merreni me lajme te trilluar por lerini more njeerzit te rrin te qete ne shtepite e tyr te punojn te jetojne rehat merruni me partit shqiptare dhe me sllavet maqedonas qe po i vrasin perdite

Pas