Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alarmi! Po rritet përdorimi i narkotikëve nga të rinjtë shqiptarë

2017/09/02 at 11:41 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Arrestohet dy vëllezër shqiptarë/ U kapën në flagrancë duke shitur drogë, shkelma dhe grushta policëve italianë

Krahas kthimit të Shqipërisë në një vend prodhues dhe trafikues të narkotikëve, paralelisht po konstatohet se numri i përdoruesve të drogave të jashtëligjshme po rritet me shpejtësi në Shqipëri, ku më të rrezikuarit janë të rinjtë. Si po kalohet nga hashashi te drogat më të forta, që në pjesën më të madhe janë përzierje jo cilësore me pasoja të rrezikshme.
Kostot që duhet të paguajë shoqëria për trajtimin, frenimin e rritjes së kriminalitetit dhe pasojat e uljes së produktivitetit, ndërsa qendrat e trajtimit të tyre po shkojnë drejt mbylljes prej mungesës së fondeve. Ekspertët ngrenë zërin se faktor për rritjen e prevalencës së përdorueseve po bëhet oferta e lartë në tregun vendas dhe se cilësia tepër e ulët po rrezikon shëndetin e popullatës…


Nuk ishte aspak e vështirë të identifikoje që nga larg repartin e toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ku në dyert e klinikës ishin përplasur të gjithë përdoruesit e heroinës. Metadoni në qendrën jo-fitimprurëse Aksion Plus kanë përfunduar prej ditësh, ndërsa sasia që duhet të vinte që në qershor po vonon, duke lënë në mëshirë të fatit këtë komunitet, që është i varur nga medikamenti qetësues, duke bërë që t’i drejtohen repartit të toksikologjisë në QSUT.

Pacientët kishin filluar të shfaqnin shenjat klinike të mungesës së metadonit, substancë që mban larg heroinës përdoruesit e varur. Toksikologjia në Tiranë, repart që nuk ka më shumë se 20 shtretër, trajton vetëm pacientët, që vijnë në gjendje akute.

Në mesin e tyre qëndronte një vajzë e re, nënë e tre fëmijëve, e cila kërkonte dozën e përditshme të metadonit, ndryshe nuk kujdesej dot për fëmijën, që kishte të shtruar në Spital. Te vajza kishte filluar që të shfaqej sindroma e abstinencës. Ashtu me padurim, ajo hyn në zyrën e doktor Alert Drishtit, duke na ndërprerë bisedën dhe si për të konfirmuar pohimet e doktorit lidhur me rritjen e përdoruesve të narkotikëve vitin e fundit.

Drishti, doktor në repartin e toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, tregon se në ditë të tilla, kur ilaçi mungon, bëhet i vështirë menaxhimi i përdoruesve. Në mungesë të ilaçit ata i rikthehen drogës. Për sa i përket tendencës së rasteve që paraqiten në QSUT, doktor Drishti thotë se ka një rritje të lartë të numrit të përdoruesve të kokainës dhe shton se përgjithësisht motivi që përplas përdoruesit tek ndihma e specializuar është ai ekonomik. “Vijnë kur nuk përballojnë dot më ekonomikisht që të blejnë drogë”,- shton doktori.

Në të gjithë Shqipërinë numri i personave që marrin trajtim për varësinë nga drogat është 800, prej të cilëve 719 marrin trajtim për varësinë nga heroina, sipas të dhënave nga Aksion Plus. Ndërsa drejtuesit e OJF-së tregojnë se trendi i përdoruesve ka qenë në rritje.
Një gram heroinë kushton në tregun e paligjshëm nga 3 deri në 5 mijë lekë. Ndërsa metadoni shpërndahet falas nga OJF-të. Deri para pak kohësh sasia e metadonit sigurohej me fondet që jepte GlobalFund, por duke qenë se Shqipëria nuk është më në listën e vendeve të varfra, ky fond është ndërprerë.
Genci Muçollari, drejtues i Aksion Plus, thotë se për të plotësuar nevojën me metadon kërkohet një buxhet vjetor prej 30-45 mijë euro. Sasia e metadonit, që merr çdo shtet përcaktohet nga Komisioni Europian.

Alarmi: Në rritje përdoruesit e kokainës jo cilësore

Doktor Alert Drishti tregon për “Monitor” se trendi i rritjes së përdoruesve të kokainës është i dukshëm në klinikën e toksikologjisë. Kjo tendencë konfirmohet dhe nga të dhënat zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik, të bërë të ditura pas kërkesës për informacion nga Monitor. Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se për periudhën 2011-2015 ka pasur një rritje në përqindje të prevelancës gjatë jetës për pothuajse të gjitha drogat ilegale, nga 13.3 për qind në 15.3 për qind për grup moshën 14-65 vjeç. Shifrat tregojnë se rritjen më të lartë e kanë pasur përdoruesit e heroinës me 2.4 herë, ku prevalenca gjatë jetës është rritur nga 0.7 për qind në 1.7 për qind. Kokaina është droga e dytë që ka pasur rritje të lartë të prevalencës me 2.3 herë nga 2011 ku prevalenca ishte 1.6 për qind në 3.7 për qind në 2015-n.

Prevalenca gjatë jetës e kanabisit në 2015-n përllogaritej 6.6 për qind, ndërsa në 2011-n prevalenca e përdorimit gjatë jetës ishte 4.4 për qind.
Rritje të prevalencës ka pasur edhe grupi i inhalaneteve, të cilat janë përzierje e drogave të jashtëligjshme që merren me anë të tymosjes.

Në “Raportin Vjetor Global Të Drogave” për vitin 2017, publikuar në 23 qershor nga Zyra për Drogën dhe Krimet e Kombeve të Bashkuara (UNODC), krahas prodhimit dhe trafikimit, raporti jep alarmin se substancat narkotike po përdoren gjerësisht nga të rinjtë shqiptarë. Në kapitullin “Analiza e tregut të drogave sintetike- stimulantët e tipit amfetaminë, substancat e reja psikoaktive”, kur flitet për përdorimin e substancave të reja psikoaktive, raportohet se djemtë shqiptarë, më shumë se vajzat kanë raportuar përdorimin e tyre.

Shqipëria rezulton si vendi që ka prevalencën vjetore më të lartë të përdorimit të kokainës në botë, sipas një harte interaktive po të UNODC. Në hartën, prevalenca vjetore e përdorimit për Shqipërinë ishte 2.5%, për të dhënat që i referohen vitit 2014 dhe për grupmoshat nga 15.64 vjeç (të dhënat janë marrë nga ISHP dhe janë bërë të krahasueshme me shtetet e tjera). Kjo është më e larta nga të gjitha shtetet që raportohen nga UNODC .

Pas Shqipërisë, përdorimin më të larë të kokainës e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një prevalencë prej 2.3%. Më pas renditen shtetet e Mbretërisë së Bashkuar (Skocia 2.34%, Anglia dhe Uellsi 2.25%.

Spanja është e treta në Europë, me prevalencë 2.2%. Nga shtetet e tjera në botë ka një përdorim të lartë të kokainës në Australi (2.1%), Uruguai (1.8%), Kili (1.73%). Interesant është që Kolumbia, një nga prodhuesit më të mëdhenj, ka një prevalencë të ulët prej 0.7%. /Monitor



Ju sugjerojmë

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
Bota

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

7 Qershor, 2025 9:19 am
Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Para
Rrëfimi prekës i 12-vjeçares: Babai vinte i dehur na rrihte të gjithëve. Nuk e dua në shtëpi

Dhuna në familje, tre persona të arrestuar në Tiranë

Krimi në familje në Fier/ Fqinjët: Jemi të shokuar, e mbante të varur gruan në dritare…

Tragjedi në Fier, gruaja hidhet nga pallati

Disa arsyet pse meshkujt janë të fiksuar pas gjokseve

Disa arsyet pse meshkujt janë të fiksuar pas gjokseve
















TE FUNDIT

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
7 Qershor, 2025

Një 24-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjes së djeshme, në qendër të Beogradit. Sipas informacioneve të...

Lexo më shumë

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
7 Qershor, 2025

Shtetasi amerikan, Joseph Tater është larguar nga Rusia, pasi është mbajtur në Moskë prej gushtit të vitit të kaluar, nën...

Lexo më shumë

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Sot në mbrëmje, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Kuqezinjtë i dhanë...

Lexo më shumë

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
7 Qershor, 2025

Mëngjesin e 12 majit, në një shtëpi në një qark në veriperëndim të Londrës, zjarrfikësit iu përgjigjën një raportimi për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com