Policia e Tiranës ka reaguar lidhur m alarmin për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar, policia bën me dije se pas marrjes së telefonatës, blutë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe evakuuan qytetarët që ishin brenda.
Policia po ashtu njofton se nga kontrolli i ndërtesës nuk është gjetur asgjë e dyshimtë dhe alarmi dyshohet të jetë fals.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.
Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit.
Në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të keni një informacion me të detajuar për rastin.