Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me alarmin për bombë në apelin e GJKKO.
Sipas policisë, rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse në rrugën “Jordan Misja” pranë institucioneve të drejtësisë.
Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë.
Po punohet për identifikimin e telefonuesit pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin.