Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alarmi/ Ish ­kreu i Policisë: Në Vlorë, 1600 vetë me probleme mendore

2016/08/18 at 9:32 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Alarmi/ Ish ­kreu i Policisë: Në Vlorë, 1600 vetë me probleme mendore

Personat që kanë probleme me shëndetin mendor përbëjnë një rrezik potencial për qytetarët, sidomos për fëmijët.

Vetëm në rrethin e Vlorës janë rreth 1600 persona që kurohen për probleme mendore, ndërsa policia e ka të pamundur t’i mbajë të gjithë ata nën kontroll. Shifra alarmante është dhënë dje nga ish­shefi i Komisariatit të Vlorës, Agim Basha.

Në një reagim të tij në rrjetin social “Facebook” në lidhje me ngjarjen e rëndë të Palasës, Basha publikoi shifrën e mësipërme, duke e konsideruar atë si një alarm për sigurinë. Basha ka qenë shef i Komisariatit të Vlorës në vitin 2014, dhe gjatë kësaj periudhe ai është përballur me disa ngjarje të rënda, ku autorët gjatë hetimit kanë rezultuar se janë me probleme të shëndetit mendor. “Krimi makabër i ndodhur në Palasë ekspozon indiferencën kolektive dhe institucionale ndaj personave me shëndetin mendor të dëmtuar.

Sëmundjet mendore, që prekin jo pak njerëz, nuk janë vetëm një problem individual. Disa nga këta të sëmurë janë rrezik publik. Në një nga detyrat e mia si shef i Komisariatit të Policisë në një rreth konstatova se shumë zënka e konflikte me ose pa pasoja kishin protagonistë personat me probleme mendore.

Kjo më nxiti të bëj identifikimin e numrit të përgjegjshëm dhe të përcaktoja kush përbënte rrezik. Shifra ishte befasuese, rreth 1600 persona kishin probleme me shëndetin mendor. Kishte dhe disa qindra që e mbanin të fshehtë. Dhjetëra prej tyre ishin agresivë, që për publikun dhe policinë do të thotë rrezik.

Edhe pse identifikuam personat, adresat e banimet, vendosëm komunikim me familjarët, duke i udhëzuar dhe aksesuar për çdo rast, kuptova pamundësinë e Policisë. Është përgjegjësi e institucioneve të shëndetit dhe pushtetit vendor zgjidhja e përhershme e trajtimit të personave me shëndetin mendor të dëmtuar.

Nuk mund të shpërfillen më”, shkruan në rrjetin social ish­shefi i Komisariatit të Vlorës. Sipas tij, rreth 1600 persona rezultoi se kuroheshin dhe kjo shifër ishte në sajë të një koordinimi me pushtetin vendor, spitalin dhe policinë (specialistët e Policisë së Zonave).

Ky fakt është mjaft alarmant, duke pasur parasysh faktin se ata trajtohen nëpër banesa me medikamente, dhe jo në pak raste mund të ketë edhe neglizhencë të të afërmve të tyre për t’ua dhënë në mënyrë të rregullt këtë medikament.

Por në shifrën e mësipërme nuk janë futur rastet e personave problematikë dhe me çrregullime të personalitetit, për shkak të përdorimit të substancave, të cilët në momente të caktuara shfaqin sjellje agresive e rrezik për qytetarët, e madje edhe për familjarët e tyre.

Etiketa: alarmite semure mendorevlore

Ju sugjerojmë

Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO
Sport

Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO

26 Tetor, 2025 12:34 pm
Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës
Aktualitet

Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës

26 Tetor, 2025 12:23 pm
Nuk ka “Kurti 3”/ Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë
Kryesore

Nuk ka “Kurti 3”/ Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë

26 Tetor, 2025 12:19 pm
Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar
Kryesore

Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar

26 Tetor, 2025 12:12 pm
Grabitja e Shekullit në Luvër, arrestohen dy të dyshuar
Bota

Grabitja e Shekullit në Luvër, arrestohen dy të dyshuar

26 Tetor, 2025 11:46 am
VIDEO/ Trump nis turin në Azi, kërcen në tapetin e kuq në Malajzi
Bota

VIDEO/ Trump nis turin në Azi, kërcen në tapetin e kuq në Malajzi

26 Tetor, 2025 10:21 am
Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS
-U tha në Opinion

Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS

26 Tetor, 2025 10:14 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Rusia teston raketën e re me fuqi bërthamore, Putin: Është e pamposhtur

26 Tetor, 2025 9:56 am
Marrëveshja e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias, i pranishëm edhe Trump
Bota

Marrëveshja e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias, i pranishëm edhe Trump

26 Tetor, 2025 9:01 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Si parashikohet moti për këtë të diel

26 Tetor, 2025 8:32 am
Para
Itali, shqiptari kërcënon prostitutën: Më jep 350 euro në javë, ndryshe të vrava

Historia/ Shfrytëzoi prostitutën në shtëpinë ku kishte edhe gruan, 11 vite burg

FOTO/ Ja kush është monstra që i preu kokën 12-vjeçarit, një tjetër fëmijë rezulton i zhdukur

FOTO/ Ja kush është monstra që i preu kokën 12-vjeçarit, një tjetër fëmijë rezulton i zhdukur

Lajmi i fundit/ Skandal seksual. Cili ministër do të japë dorëheqjen sot

Qeveria dështoi me katër projektet për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO

Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO
26 Tetor, 2025

Boksieri nga Lezha, Jurgen Uldedaj, është shpallur kampion bote në peshën “cruiserweight” (deri në 90 kg), pas një paraqitjeje madhështore...

Lexo më shumë

Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës

Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës
26 Tetor, 2025

Reshje të shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjitha bashkitë e Qarkut Shkodër, duke shkaktuar probleme në disa...

Lexo më shumë

Nuk ka “Kurti 3”/ Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë

Nuk ka “Kurti 3”/ Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë
26 Tetor, 2025

Dështoi edhe seanca e fundit parlamentare për konstituimin e qeverisë së re. Me 56 pro, 52 kundër dhe 4 abstenime,...

Lexo më shumë

Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar

Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar
26 Tetor, 2025

Albin Kurti prezantoi përbërjen e re të kabinetit të ri qeveritar, por pritet të shihet nëse do të marrë votat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com