Mijëra shpendë po theren në Bullgari e Greqi pasi janë konstatuar se kanë virusin e gripit H5N8. Gjithsej në zonat kufitare me Greqinë në Bullgari, janë regjistruar 15 vatra të infektimit me virusin në fjalë dhe janë therrur mbi 9000 shpende në Plovdiv (Bullgari), ndërsa priten të therren edhe 15000 të tjerë në Stara Zagora (Bullgari).
Virusi i gripit të shpendëve H5N8, ka mbërritur në Europë në vjeshtën e vitit 2016 kryesisht nga shpendët migrues dhe janë regjistruar shumë raste në Gjermani ,Francë, Danimarkë, Austri, Poloni, Zvicër dhe Hungari.
Por në 20 ditët e fundit përvec Bullgarisë janë shfaqur raste masive edhe në Rumani, Maqedoni, Serbi dhe Kroaci.