Forumet teknologjike në internet kanë zbuluar një ‘defekt’ sigurie që mund të prekë 900 milionë telefona inteligjentë që funksionojnë me sistemin Android.
Bëhet fjalë për të gjitha pajisjet që përdorin procesorët Qualcomm, përfshirë këtu Galaxy S7, HTC One, Sony Xperia Z Ultra e shumë të tjerë.
Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për një problem që lind mes këtyre procesorëve dhe sistemin Android të fundit dhe që u mundësonë hakerave që të kenë akses të plotë tek gjithë të dhënat e telefonit.
Megjithatë, thonë ata, deri më tani, nuk ka prova që kjo është shfrytëzuar nga piratët kompjuterike, që duket se kanë nisur një garë se kush ta zbulojë i pari këtë ‘defekt’ me shpresën e ndonjë shpërblimi nga Google.
Problemi është zbuluar nga Checkpoint dhe duke folur për BBC, një përfaqësues i kësaj kompanie thotë se ka një aplikacion të quajtur “QuadRooter Scanner” me anë të të cilit përdoruesit mund të mësojnë nëse pajisja e tyre është prekur nga ky problem apo jo.