Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alarmante/ Shqipëria me numrin më të lartë të vdekjeve amësore në rajon

2017/11/16 at 4:27 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Alarmante/ Shqipëria me numrin më të lartë të vdekjeve amësore në rajon

Vdekshmëria amësore për shumë njerëz mund të jetë një dukuri që i përket të kaluarës, por fenomeni është ende i pranishëm në Shqipëri, e për fat të keq shumë më e lartë se në vendet e rajonit.


Sipas të dhënave të mbledhura nga OurWorldinData, Shqipëria është vendi me vdekshmërinë foshnjore më të lartë në rajon. Nga të dhënat më të fundit të vlefshme për të gjitha shtetet e botës, është përllogaritur se në 100’000 lindje 29 gra humbën jetën.

Ky tregues ka mbetur pothuajse i pandryshuar që nga 2012, kur norma ishte 30 vdekje në 100 mijë lindje.

Megjithatë, krahasuar me fillimin e viteve 90 kur norma e vdekjeve të nënave ishte 70 për 100 mijë lindje, ky tregues është përmirësuar ndjeshëm .

Kjo normë është më e larta në Ballkanin Perëndimor.

Pas Shqipërisë, me normë më të lartë të vdekshmërisë amësore renditet Serbia, ku në 100 mijë lindje 17 gra humbën jetën.

Bosnje Hercegovina numëronte 11 vdekje të nënave për 100 mijë lindje.

Ndërsa Maqedonia dhe Mali i Zi kishin një normë relativisht të ulët, përkatësisht 9 dhe 8 vdekje të nënave për 100 mijë lindje.

Vdekshmëria amësore përshkruhet nga Organizata Botërore e Shëndetit si vdekja e një gruaja gjatë shtatzënisë apo brenda 42 ditëve të përfundimit të shtatzënisë, prej çdo shkaku që lidhet me shtatzëninë apo mbarëvajtjen e saj, por jo prej shkaqeve aksidentale.

Në botë

Treguesi i vdekshmërisë amësore për të gjithë botën është 216 vdekje për 100 mijë lindje. Aktualisht numri mesatar i lindjeve në botëështë afërsisht 140 milionë lindje dhe përafërsisht OurWorld in Data përllogarit se numri i nënave që kanë probabilitet të lartë që të humbin jetën është 303 mijë.

Normë më të ulët vdekshmërie amësore ka Europa Perëndimore, Kanadaja, Australia dhe Japonia, ku norma është nga 0-10 vdekje për 100 mijë lindje. Europa Lindore, ku bën pjesë dhe Shqipëria, ShBA, Kina dhe një pjesë e vendeve  të Amerikës Latine, norma përllogaritet në intervalin e 10-50 vdekje në 100 mijë lindje.

Normë më të lartë kanë vendet në zhvillim, veçanërisht Afrika, ku vdekjet amësore e tejkalojnë shifrën 200 për 100 mijë lindje./Monitor

Etiketa: amesimemesirajonshqiperiavdekje


Ju sugjerojmë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Aktualitet

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

27 Qershor, 2026 10:37 pm
Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Kryesore

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

27 Qershor, 2026 10:19 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër
Kryesore

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër

27 Qershor, 2026 2:10 pm
Policia procedon penalisht 15 protestues
Kronikë

Policia procedon penalisht 15 protestues

27 Qershor, 2026 1:45 pm
Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike
Kryesore

Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike

27 Qershor, 2026 12:55 pm
“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…
Kryesore

“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…

27 Qershor, 2026 12:50 pm
Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Kronikë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

27 Qershor, 2026 10:55 am
Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor
Aktualitet

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor

27 Qershor, 2026 8:54 am
Para
Burrë apo grua? Ajo çfarë shihni në foto tregon shumë për personalitetin tuaj

Burrë apo grua? Ajo çfarë shihni në foto tregon shumë për personalitetin tuaj

Dash Shehi: “Ne jemi perversë”

Shehi-Ramës: Halabak! Unë e pi ndonjë gotë, por drogë nuk kam provuar ndonjëherë

Horoskopi 6 nëntor, nga Susan Miller

Nuk ju ecën si duhet? Ja cilat janë gabimet e 12 shenjave të horoskopit
















TE FUNDIT

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
27 Qershor, 2026

Pas përfundimit të një serie fjalimesh në ditën e 28-të para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre të organizuar....

Lexo më shumë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
27 Qershor, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda...

Lexo më shumë

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
27 Qershor, 2026

Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese...

Lexo më shumë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}