Policia gjermane në Mynih ka evakuuar dy stacionet hekurudhore më të mëdha në vend, pasi një agjent i shërbimeve inteligjente ka njoftuar rrezikun e një sulmi terrorist.
“Autoritetet morën informacionin për një sulm vetëvrasës me bombë nga i ashtuquajturi Shtet Islamik, që mund të prekte stacionin qendror Pasing”, ka bërë me dije MInistri i Brendshëm i Bavarisë.
Ky alarm në Mynih, erdhi vetëm një orë para mesnatës, ndërsa policia i ka njoftuar njerëzit të qëndronin larg turmave.
Në këtë sulm, ka qenë e programuar të merrnin pjesë 5-7 terroristë kamikazë, sipas shefit të policisë së Mynihut, Hubertus Andra.