Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alarm, qendrat tregtare po ndërtohen me lekët e Drogës

2017/09/28 at 7:58 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëzimi i ligjit të mbetjeve, flet Lubonja: Tani çdo gjë varet nga LSI-ja

Analisti Fatos Lubonja përmes një shkrimi në gazetën “Panorama”, ka treguar se ndërtimi i qendrave tregtare në vendin tonë ka ardhur si pasojë e dy faktorëve të rrezikshëm.


Lubonja shkruan pas leximit të një lajmi në revistën “Monitor”, e cila, duke iu referuar agjencisë ndërkombëtare të real estate “Collier International”, zbulon se Shqipëria paska 235 m² sipërfaqe qendrash tregtare për çdo 1000 banorë, çka tejkalon edhe vende si Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja.

Sipas tij, duke u nisur nga kjo e dhënë, komentohej bumi i lejeve të ndërtimit që po jep së fundmi dyshja Rama-Veliaj, si për kulla të larta e pallate banimi, si për ndërtimin e qendrave të reja tregtare. 

Ai thekson se në shkrimin përkatës, paralajmërohej se këto mund të rezultojnë në flluska piramidale të rrezikshme për ekonominë shqiptare, sepse edhe në këto kushte disa qendra tregtare duken se kanë falimentuar, kurse për sa u përket apartamenteve për banim, rikujtoheshin deklaratat e Veliajt (kur premtoi zero ndërtime) mbi numrin jashtëzakonisht të lartë të apartamenteve bosh.

Më tej, ai, deklararon se në mënyrë të përgjithshme vuri re se deri në këtë pikë ndalonin komentet mbi rreziqet.

Lubonja shkruan se kjo mënyrë të pari të gjërave është e cekët dhe e mangët, ndërsa thekson se shoqëria duhet të shohë se ku fle lepuri i këtij projekti kaq paradoksal.

Në këtë kuadër argumentesh, Lubonja pyet se si ka mundësi që në një kohë që Shqipëria vjen e boshatiset nga njerëzit dhe varfërohet në blerje, këtu ndërtohet gjithnjë e më shumë sipërfaqe shërbimi për njerëzit? 

“Kaq budallenj qenkan të ashtuquajturit investitorë sa i kthejnë paratë kot së koti në çimento?”, pyet ai.

Sipas tij, nëse do të thellohemi sadopak, hipotezat më të besueshme janë dy, njëra më e rrezikshme se tjetra.

Hipoteza e parë është se këto qendra tregtare e kulla ndërtohen nga aventurierë që marrin para të madhe borxh nga bankat, një pjesë të të cilave e përdorin për ndërtimin e objekteve, kurse pjesën tjetër e fusin në xhepat e tyre. Pas kësaj, ata mund të shpallin falimentim duke ua lënë bankave objektin që kurrsesi s’do të mund ta shesin me një çmim që të kompensojë shumat që kanë lëvruar. Rreziku në këtë rast është që këtë diferencë ta paguajnë qytetarët nëpërmjet shtetit apo, edhe më keq, nëpërmjet kursimeve të klientëve. Në këtë rast jemi më afër konceptit të piramidave financiare të ‘97-s.

Hipoteza e dytë është se paratë me të cilat po ndërtohen këtë qendra e kulla nuk vijnë nga bankat, por nga krimi i organizuar, shkurt nga trafikantët e drogës që s’kanë se ku t’i investojnë dhe pastrojnë paratë e pista më lehtë se në Shqipëri.

Ai shkruan se mund të kemi të bëjmë edhe me një kombinim të të dyjave, por Lubonja beson se peshën më të madhe në bumin e fundit e ka kjo e dyta.

Sipas tij, kjo gjë ndodh, duke parë se kanabizimi i Shqipërisë ka arritur nivele rekord dhe, së dyti, pasi bankat, janë më të kujdesshme për të dhënë kredi me rrezikun që të kthehen në kredi të këqija.

Pra, pyetja shtrohet: pse kupola e Partisë Socialiste, pasi na premtoi zero ndërtime në Tiranë është lëshuar në këtë masakër urbane? Shpjegimi më i arsyeshëm është se kjo kupolë dhe njerëzit e krimit rreth saj, duke qenë të paaftë të ndërtojë një ekonomi të shëndoshë në Shqipëri, kërkojnë të qëndrojnë në pushtet në sajë të parave të krimit. 

Lubonja thekson se ky projekt, në dukje absurd dhe paradoksal, është një mekanizëm pushteti për pasurimin e kupolës dhe pasurimi për pushtetin. Ndërkaq, ai shkruan se nga një pikëpamje ekonomike, Rama na kujton të ashtuquajturën industri që krijoi regjimi komunist me ndihma sovjetike, pastaj kineze, e cila duke qenë krejtësisht jorentabël, i la shqiptarët duarthatë në fund të aventurës.

Çuditërisht, opozita që deri dje ul- ërinte për njerëzit e krimit në Parlament, nuk është dukur të reagojë për këtë projekt, i cili qëndron në thelb të asaj se pse u mbush Parlamenti me njerëz të krimit. As PD, as LSI, as opozitat e reja që lindën nuk po reagojnë ndaj tij. Ku është Ben Blushi, ku është Bojaxhiu? 

Etiketa: fatos lubonjaparat e drogesqendrat tregtare


Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Makina del nga rruga në aksin Tiranë-Lezhë, 4 persona të plagosur

12 Qershor, 2025 10:50 pm
Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!
-U tha në Opinion

Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!

12 Qershor, 2025 10:45 pm
“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…
-U tha në Opinion

“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…

12 Qershor, 2025 10:34 pm
Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike
Aktualitet

Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike

12 Qershor, 2025 10:31 pm
Autoriteti Palestinez shpreson në ringjalljen e procesit të paqes
-U tha në Opinion

Autoriteti Palestinez shpreson në ringjalljen e procesit të paqes

12 Qershor, 2025 10:16 pm
Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari shpëtoi se u hodh nga dera e emergjencës
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari shpëtoi se u hodh nga dera e emergjencës

12 Qershor, 2025 10:15 pm
Zjarrin në fushën e mbetjeve, Dredha: Vlora prodhon 600 ton mbetje ditore
-U tha në Opinion

Zjarrin në fushën e mbetjeve, Dredha: Vlora prodhon 600 ton mbetje ditore

12 Qershor, 2025 9:53 pm
Zjarri te mbetjet në Vlorë, Ornela Çuçi: Përgjegjëse vetëm bashkia!
-U tha në Opinion

Zjarri te mbetjet në Vlorë, Ornela Çuçi: Përgjegjëse vetëm bashkia!

12 Qershor, 2025 9:40 pm
Qiraxhiu kthehet në zaptues të pronës në mes të Tiranës
Bota

Qiraxhiu kthehet në zaptues të pronës në mes të Tiranës

12 Qershor, 2025 9:22 pm
Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë në Kishën e Laçit
Aktualitet

Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë në Kishën e Laçit

12 Qershor, 2025 9:11 pm
Para
Vasili: Si ‘zbuloi’ raporti i OSBE se Rama gënjeu për zgjedhjet

Vasili: Si 'zbuloi' raporti i OSBE se Rama gënjeu për zgjedhjet

Erdogan pret Putin në Ankara

Erdogan pret Putin në Ankara

Pse janë ende beqare shenjat e horoskopit?

Pse janë ende beqare shenjat e horoskopit?
















TE FUNDIT

Makina del nga rruga në aksin Tiranë-Lezhë, 4 persona të plagosur

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
12 Qershor, 2025

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Tiranë–Lezhë”, në vendin e quajtur Fushë-Gjormë, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B....

Lexo më shumë

Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!

Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!
12 Qershor, 2025

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ndau në emisionin “Opinion” në Tv Klan disa nga zhvillimet që po transformojnë zonën...

Lexo më shumë

“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…

“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…
12 Qershor, 2025

Pjerin Ndreu, kryetari i Bashkisë Lezhë në emisionin “Opinion” në Tv Klan foli për disa nga sfidat kryesore të sezonit...

Lexo më shumë

Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike

Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike
12 Qershor, 2025

Bashkia e Durrësit ka nisur mbrëmjen e sotme një aksion për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com