Indonezia është tronditur ditën e sotme nga një tërmet i fuqishëm. Sipas autoriteteve tërmeti ishte me magnitudë 6.9, me epiqendër pranë ishujve Sumatra dhe Java.
Tërmeti i cili lëkundi dhe kryeqytetin Xhakarta, bëri që autoritet të paralajmëronin qytetarët për rrezikun e krijimit të një cunami.
Ndërkohë, të gjithë njerëzit që jetojnë pranë bregdetit Banten, në ishullin Java, u këshilluan që të evakuohen menjëherë në zona të larta.
Deri më tani ende nuk ka raportime nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale./ Opinion.al E.Xh.