Një valixhe e dyshimtë pranë ambasadës amerikane ka alarmuar Policinë e Tiranës.
Uniformat lu kanë rrethuar zonën tek Rruga e Elbasanit dhe kanë evakuuar banorët dhe punonjësit e zyrave aty pranë.
Burimet thonë për tvklan.al se është një çantë e lënë në rrugë pranë murit rrethues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ekspertët xhenierë të policisë do të ekzaminojnë çantën e dyshimtë. Ngjarja konfirmohet edhe nga Policia e Tiranës e cila sqaron se bëhet fjalë për një objekt të dyshimtë të harruar në trotuar.