Autoritetet angleze janë vënë në alarm pas raportimit se një pako e dyshimtë ndodhej në një ndërtesë në qendër të Liverpulit.
Policia dyshon se pakoja është e mbushur me ekploziv dhe ka evakuar menjëherë banorët e zonës përreth.
Pakoja ndodhej në katin e pestë të ndërtesës, në një prej zyrave.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e bombave për të zbuluar se çfarë gjendet brenda pakos.